Hapur, nuk e kanë pranuar asnjëherë, por Alina Kabaeva konsiderohet gjerësisht si e dashura e Presidentit rus, Vladimir Putinit.

Ish-gjimnastja 36 vjeçare, së fundi ka sjellë në jetë dy binjakë. Ajo lindi në klinikën Kulakov të Moskës.

Mediat raportojnë se lindja ndodhi në datën 7 maj, e pikërisht në atë ditë, materniteti është ruajtur nga një numër befasues forcash sigurie.

Diferenca e moshës midis saj dhe presidentit rus është plot 30 vjet. Më herët është përfolur se të dy ata kanë pasur dhe një vajzë bashkë, të lindur përpara katër vjetësh në Zvicër.

Ndërkohë, lideri i Kremlinit ka dhe dy vajza nga martesa e mëparshme, që quhen Maria dhe Katerina.