Aktori Genc Salihu, i njohur edhe si ish-trajneri nga Kosova i “The Voice of Albania”, ka folur këtë pasdite në “E Diell” rreth filmit “Martesa”, i cili bëri shumë bujë dy vite më parë për shkak të trajtimit të marrëdhënieve homoseksuale.

Pasi tregoi se ka punuar pesë vite për këtë film, Genci komentoi edhe reagimin e bashkëshortes për skenat e nxehta me partnerin e tij në film, Alban Ukaj. “Kjo nuk është dhe aq interesante. Bashkëshortja ime Kaltrina është regjisore, pra profesioniste dhe e ka parë si diçka të tillë edhe këtë skenë”– u shpreh fillimisht ai, duke sjellë më tej për publikun edhe bisedën e bërë më Kaltrinën.

Genci: E kam bërë mirë zemër?

Kaltrina: Po shumë mirë, bukur e ke bërë. A pate nevojë që të bëje shumë dubla?

Genci: Po vallaj i bëra nja 25 dubla.

Për të gjithë ju që nuk e keni parë ende, filmi “Martesa” flet për dashurinë homoseksuale gjatë Luftës së Kosovës, nëpërmjet një trekëndëshi, dy djemve dhe një femre.