Nga Pusteci, që është bashki minoritare, Niko Peleshi u shpreh se koha e humbur me kandidatët e mbështetur në të kaluarën do të fitohet me Pali Kolevskin, që garon në 30 Qershor.

“Është e vetmja pjesë e vendit ku përvec këtij sheshi të dallosh punën e bashkisë, edhe ky është pjesë e rilindjes urbane. Ne këtë herë do të kandidojmë një nga djemtë tuaj më të mirë, Pali Kolevskin. Një kryetar që u shtrohet punëve dhe jo halleve të veta me ligjin.

Le ti lëmë pas zgjedhjet e gabuara të së shkuarës, le të fitojmë kohën e humbur” tha ai. Ndërsa vetë kandidati Pali Kolevski tha se “Furnizimi me ujë të pijshëm është problem, largimi i mbeturinave, kanalizimet dhe infrastruktura rrugore. Dua të votoni për numrin 1 dhe atë 30 të PS”.

Kryeministri Rama u shpreh se ‘Jemi dy popuj miq dhe vëllezër, nuk ka asnjë problem, asnjë cështje të hapur. E kemi pasur shumë të vështirë që të bëjmë më shumë me bashkinë tuaj. Për Palin nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë të keqe. Këtu mungon uji, kanalizimet…”. Kryetari aktual i Bashkisë së Pustecit është Edmond Themelko.