UEFA nuk e ka lënë me aq shfaqjen e modeles ruse në fushë, pothuajse nudo. Pas kërkesës së tyre, të gjitha llogaritë në rrjete sociale me emrin e Vitaly Zdorovetskiy janë mbyllur.

Risjellim në vëmendje që në minutën e 25′ të ndeshjes në finale e Champions League ndodhi një episod që mori vëmendjen e të gjithëve. Modelja seksi e quajtur, Kinsey Wolanski, pothuajse nudo u fut në fushë duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Pas ndeshjes u mësua se ajo është e dashura e Vitaly Zdorovetskiy, një tifoz që gjithashtu kishte hyrë në fushë, në finalen e Kupës së Botës 2014. Mirëpo çeshtja nuk mund të kalohej lehtë, pasi shfaqja e saj, me të brendshme që e nxirrnin ‘në fushë’ mendohet se ishte bërë për arsye reklamimi të një faqeje pornografike.

Vetë modelja ruse ka bërë me dije se llogaritë në rrjete sociale i janë mbyllur.

Vetë UEFA ka marrë masa ndaj modeles duke ju drejtuar punonjësve të Instagramit që t’i mbyllin llogarinë në Instagram e cila ka përmbajtje me tendenca pornografike. Me sa duket kërkesa e UEFA-s është marrë shumë seriozisht dhe punonjësit e Mark Zuckerberg janë siguruar që të bllokojnë çdo llogari në emrin e modeles ruse, që qarkullon në rrjet.