Nga Mario Kolagji**

Në një intervist jashtëzakonisht të rëndësishme dhënë nga Faik Konica per radion NBC Uashington DC në 8 prill 1939, asokohe ministër fuqiplotë i Shqiperisë në SHBA moment që përkon me agresionin e Italisë fashiste kundrejt Shqipërisë, Konica shpreh habinë e tij për këtë okupim te papritur dhe se marrëdheniet Shqiptaro-Italiane deri në atë moment kanë qenë tepër të mira dhe të frytshme. Duke pasur paraysh kontekstin historik është e pamundur të trajtojmë pushtimin Italian të Shqipërisë në mënyrë të pavarur nga mbreti Zog, që siç tashmë dihet u bë mbret me ndihmën e italianëve, por ai megjithatë, synonte që të çlirohej nga dara Italiane, ose së paku ta lironte ca shtrëngimin. Ky shtrëngim i cili korrespondonte në politikën e qeverisjes se brendshme (pra mos përfillje për parimin e sovranitetit shtetëror) politikën e jashtme por së fundmi edhe direkt në ekonominë e vendit.

Në vitin 1931 qeveria Italiane i kishte dhënë Shqipërisë një hua te re pa interes ne masën 10 milionë franga ari ne vit. Ato duheshin shlyer brenda 10 (dhjetë) vjetësh dhe do te shërbenin për të mbështetur buxhetin deficitar kronik Shqiptar. Italia kishte kështu një instrument trysnie ne dorë, të cilin mund ta përdorte sa herë që Zogu bënte naze. Këtë marrëdhenie ekonomike midis dy shteteve e pasuan marrëveshje të tjera, ku nuk ka asnjë dyshim që Italia pritej se kur do ta poshtonte de jure Shqiperinë, dhe më mirë se mbreti Zog s’kishte kush tjetër ta dinte këtë fakt, këtu kuptohet që Italia ishte një fuqi protektore de facto edhe para pushtimit de jure te vitit 1939.

Më 28 prill 1937 viziton Tiranën Ministri i jashtëm Italian, Galeaco Çiano një nga njerëzit më të besuar të Benito Musolinit i cili u mundua te stabilizonte situaten në Shqipëri. Në mars te vitit 1938 ndodhi bashkimi i Austrisë me Rajhun e tretë gjerman. Pas kësaj Musolini vendosi ta fusë Shqipërinë nën zotërimin e drejtëpërdrejtë të Italisë.

Më 25 mars 1939 Zogut iu paraqit projekti i një pakti të ri ndihme, ku përfshinte se Italia do te përdorte te gjitha portet, aeroportet dhe rrugët e komunikacionit të Shqipelërisë. Gjithashtu shkëmbimi i mallrave midis dy vëndeve duhet te bëhej me kushtet e lëvizjes së brendshme, duke shmangur kështu termin “bashkim doganor”. Italia po ashtu do merrte drejtimin dhe organizimin e xhandarmërisë dhe te policisë Shqiptare.

Kuptohet që kërkesat e paraqitura nga Italia nuk u pranuan nga mbreti Zog. Atëherë ministri i jashtëm i Italisë Çiano dha një ultimatum me afat deri në 6 prill për pranimin e kërkesave,ndryshe do te hynte ushtarakisht në Shqipëri. Dhe kështu ndodhi më 7 prill 1939, te premten e zezë trupat Italiane zbarkuan ne Durrës, pesë muaj para fillimit te luftës së II Botërore. Rezistenca e armatosur Shqiptare u tregua e paefektshme ndaj Italianëve, dhe pas një mbrojtjeje të shkurtër vendi ishte pushtuar.

Zogu i cili ishte bere baba më 5 prill u largua nga Shqipëria bashkë me familjen dhe me një pjesë të ministrave duke shkuar në Greqi , ku më pas shkoi në Stamboll dhe pastaj ne vitin 1944 në Londër. Pas largimit të mbretit Zog dhe pushtimit te Shqipërisë u mundua nga pala Italiane të vendoste nje regjim gjasme të përbashkët por që në të vërtet gjithcka do te kontrollohej nga Musolini. Dihet se ne prill të 1939 fashizmi Italian, u përpoq të gjente edhe petkun për të mbuluar pushtimin. Kështu që provoi ta gjente nëpërmjet bashkimit “të kurorave të Shqipërisë dhe Italisë në personin e mbretit Viktor Emanueli i III”.

Pak ditë pas pushtimit të territorit shqiptar nga forcat Italiane më 12 priil, një grup i kopromentuar personash i përbërë nga 159 anëtarë u mblodhën në Tiranë në një të vetëquajtur “Asamble Kushtetuese”, e cila ishte thjesht nje kuvend honorifik: në të bënin pjesë 68 cifligarë të mëdhenj, 25 bajraktarë, 46 tegtarë të mëdhenj si dhe 20 klerikë nënpunës dhe oficerë. Një delegacion shkoi ne Romë për ti dorëzuar mbretit kurorën. Kuvendi e shpalli të rrëzuar rregjimin e mëparshëm dhe u krijua një qeveri e re me kryeministër Shefqet Vërlacin dhe duke marrë parasysh që Italia fashiste predikonte për zhvillimin e Shqipërisë vendosën se mbreti Viktor Emanueli III duhej të merrte nën monarkinë e vet edhe kurorën e Shqipërisë.