OSHEE ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike nesër në disa zona të Tiranës. Përmes një njoftimi, OSHEE bën me dije se ndërprerja e energjisë elektrike do bëhet si shkak i investimeve dhe punimeve në disa kabina.

Njoftim për abonentët Tiranë Stakim i datës 17 maj Për shkak të investimit në kabina, në datën 17 maj do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Tiranë 👇 📍09:30-15:00 rruga “Hasan Ceka”, pranë rrugës “Don Bosko”, zona midis rrugës “Karl Gega” dhe rrugës “Siri Kodra” pjesërisht ✔️

📍ora 9.00-15.00 rruga Teodor Keko pjesërisht, (tek Astiri), zona e Mëzezit pjesërisht, pas Digitalb-it ✔️