Vendimi i qeverisë Shqiptare për të përfshirë ne radhët e Administratës studentë të cilët kanë një mesatare mbi 9, do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e kësaj të fundit. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Kryeministri Edi Rama theksoi mbështetjen e tij për studentët të cilët kanë mesataren 9-10, duke shtuar se nuk ka më vende pune të lira për ata që zgjoin sipas tij të hyjnë nga dera mbrapa.

“Sot ne, kemi shpallur programin e ri kombëtar të punësimit të të gjithëve atyre me 9-ta dhe 10-ta. U kam dhënë mundësinë që të godasin përfundimisht gjithë traditën e tepsisë, pasi të gjithë do ta kenë të qartë që çdo vend pune është për më të mirët, nuk ka më vend pune të lirë për ata që hyjnë nga dera mbrapa”, – theksoi Rama.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here