Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të publikuar sot nga Zëri i Amerikës, ku ish-drejtori i Burgjeve, Arben Cuko në një bisedë telefonike fliste për punësime partiake në burgje.

Rama thotë se akuzat ngrihen në bazë të bisedave telefonike dhe në Shqipëri për herë të parë organizohet një konkurs publik punësimesh.

“Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie.“shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kryeministri thotë se duhen verifikuar dokumentet e konkursit me rezultatet, dhe shton se ka mbi 30 vite që bëhen emërime partiake në administratë.

”Shkoni verifikoni dokumentat e konkursit e ballafaqoni rezultatet me rekrutimet, pastaj hidhni baltë sa të doni! U kujtuat për emërimet partiake në administratë, pas 30 vjetësh dhe duke sulmuar ultësisht, e aspak gazetarisht, pikërisht ata që po bëjnë çmos t’i vënë fre zullumit.-shkruan Rama.