Policia e Shtetit e ka paralajmëruar kompaninë Koncensionare të Aeroportit të Rinasit për problemet me sigurinë dhe rëndësinë e rendit në një zonë kaq të rëndësishme dhe ky paralajmërim është bërë një vit më parë. Televizioni Report ka siguruar korrespondencën mes shefit të Komisariatit të Rinasit Përparim Dema dhe drejtuesve të Koncensionarit të Aeroportit, ku vihen në dukje mangësitë por edhe përgjigja e drejtuesve të koncensionarit.

Kjo tregon se Koncensionari jo vetëm që nuk ka marrë parasysh shqetësimin e ngritur nga policia, por ka kritikuar policinë, duke thënë se ka bërë etiketim të gabuar ndaj kompanisë ICTS.

Në letër lexohet se Komisariati i Rinasit ka ngritur shqetësimin për mungesën e sigurisë pikërisht në portat që përdorën grabitësit dhe morën miliona eurot me 9 prill. Aeroporti i Rinasit i është përgjigjur se nuk është përgjegjësi e policisë kjo, dhe nuk është as institucioni që mund të jap sugjerime të tillë.