Këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun, Manjola Nallbani, ka mbledhur një numër të madh ndjekësish në profilin e saj në Instagram, ku ka ndarë së fundmi ambientin e këndshëm të shtëpisë së saj.

Ajo ka pozuar në njërin cep të kuzhinës të dekoruar në stilin klasik, tërësisht me ngjyrën rozë të ëmbël, teksa është ulur në tryezën e shtruar. Në qoshe dallohet edhe një piano, e cila nuk mund të mungonte në shtëpinë e këngëtares.

“Ju uroj shëndet dhe një javë të mbarë”, ka shkruar Manjola krahas postimit ku ndjekësit e kanë komplimentuar për gustot në arredimin e shtëpisë.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here