Ish-banorja e “Big Brother”, Armela ndonëse u bë kohë që aventura e saj në reality shown e njohur mori fund vazhdon ende të jetë shumë e komentuar në media. Pak kohë më parë ajo publikoi këngën e saj të parë, ndërsa në rrjetet sociale është mjaft aktive dhe publikon vazhdimisht foto e video.

Së fundmi, Armela ka çmendur rrjetin teksa ka publikuar një video ku shihet duke kërcyer nën ritmet e këngës së reperit me famë botërore Tyga, i cili ka qenë ish i dashuri i Kylie Jenner, dhe Dj Snake.

Video është parë menjëherë nga dyshja e famshme të cilët nuk kanë ngurruar t’i kthejnë përgjigje Armelës në privat. Tyga e ka pëlqyer videon dhe i ka dërguar dy emoji si për të treguar se kërcente shumë mirë.