Te PSG-ja ishin përgatitur që dje të festonin titullin kampion në Francë, por Lille i befasoi.

Kampionët në fuqi janë turpëruar nga vendi i dytë, duke u mposhtur me rezultatin 5-1.

Pas kësaj humbjeje, Kylian Mbappe është shprehur shumë i dëshpëruar, duke e cilësuar paraqitjen e skuadrës si amatore.

“Në disa momente mund ta kontrollonim ndeshjen, por në disa të tjera gabuam. Ne do të shpallemi kampionë, por kur humb, duhet të humbësh në mënyrë më dinjitoze”, ka thënë Mbappe.

“Askush nuk dëshiron një humbje si kjo, me tri, katër apo pesë gola. Kjo nuk është normale”, ka thënë më tej francezi.

“Futbolli luhet në fushën e blertë. Ne luajtëm si amatorë. Duhet të rikthejmë fokusin. Kemi ndeshje të mërkurën, por mendoj se këto lloj humbjesh nuk duhen përsëriten”, përfundoi kampioni i Botës.