Historiani i njohur Romeo Gurakuqi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News shpjegoi arsyet se pse qyteti i Vlorës u zgjodh për t’u shpallur pavarësia.

Pjesë nga biseda:

Gurakuqi: Është e lidhur me pozicionin e fuqive ballkanike. Shpallja e pavarësisë në Vlorë, është gjetur si qyteti më i mbrojtur nga avancime reciproke që Mali i Zi, Serbia, Greqi.

Duka: Edhe për nga infrastruktura që kishte Ismail Qemali, djali i tij .

Gurakuqi: Kishte një vijë në qafën e Llogarasë, diku në Palasë. Nuk mund ta kalonin grekët për shkak të italianëve. Ishte qyteti më i ruajtur edhe në aspektin e përparimit të ushtrisë greke. Në momentin kur ka ardhur Ismail Qemali në Durrës, serbët kanë qenë në Fan. Kishin përparuar shumë afër. Është zgjedhur për shkak të pozicionit gjeografik.