Nga Mero Baze/ Philip T. Reeker, asistent sekretar për Euroazinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, I ka kërkuar kryemisntrit Edi Rama të mbaj zgjedhjet më 30 Qershor. Në një bisedë telefonike mes tyre sot në mesditë, Philip T. Reeker ka këmbngulur për mos bërjen e asnjë hapi pas në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Para SHBA, Ministri I jashtëm Italian ka telefonuar Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, duke theksuar nevojën e shmangies së dhunës më 30 Qershor.

Ndërkohë Bashkimi Evropian në Tiranë ka përcjellë mesazhe të qarta për 30 Qershorin tek Rama dhe Basha, përmes takimeve nga vet ambasadori Soreca, dhe pritet që gjatë javës të rrisin presionin për shamngien e dhunës dhe hapjen e rrugës për zgjedhjet.

Ofensiva e Perëndimit nisi menejehrë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që konstatoi pavlefshmërinë absolute të Dekretit të Presidentit.

Kolegji Zgjedhor është gjykata më e lart dhe e vetme në Shqipëri, që gjykon rreth akteve administrative për zgjedhjet, dhe Kolegji ka respektuar Presidentin, duke u marr me aktin e tij, pasi nuk e ka lënë Dekretin në ajër, pa gjykim mbi efektin që ka për zgjedhjet.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe spekullimi me këtë mungesë, kishte lënë të dyzuar qëndrimin e perëndimit, duke mos bërë deklarata interpretuese për fuqinë juridike të aktit të Ilir Metës.

Vendimi I Kolegjit, I jep shanse çlirimit të energjive diplomatike të perëndimit për të kanalizuar zgjidhjen e krizës tek 30 Qershori dhe më pas tek zgjidhjet që mund të jepen, për të shmangur përsëritjen e këtij precedenti të pashembullt kundër demokracisë në historinë e vendeve pluraliste.

Dhe vendimet e Kolegjit zgjedhor nuk ankimohen dot askund më. Ajo është “Gjykata e Lart dhe Gjykata Kushtetuese” për zgjedhjet.

Presidenti Ilir Meta pritet të reagoj nesër në mëngjes ndaj këtij vendimi. Natyrishtë nuk ka supriza se ai është kundër tij.

Por problemi I presidentit është, se gjithë vendimet antikushtuese që ka marr deri më sot, I ka marrë nën garancinë, se meqë nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe meqë ajo u prish nga Reforma në Drejtësi, ai mund të bëj çtë dojë. Tani ka një gjykatë zgjedhjesh që gjykon aktet administrative që prekin ato dhe Presidenti Meta gjendet para një vendimi gjykate, të cilin është I detyruar ta zbatoj.

Në të kundërt ka vetëm një rrugë. Ai mund të jap dorëheqje sic dhe I këshillojnë. Ky akt politikishtë e nxjerr korrekt, pasi nuk e pranon vendimin e Kolegjit, por dhe shmang përballjen politike me shumicën parlamentare kur ta shkarkojnë në sallë.

Kjo është ksotoja më e ulët me të cilën mund të përballet me Perëndimin dhe me zgjedhjet e 30 Qershorit. Çdo vendim tjetër do ti kushtoj më shumë.