Nesër është dita Ndërkombëtare e librave dhe nëse librin që po lexon e merr me vete nesër, mund të udhëtosh në urbanët e kryeqytetit falas. Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka publikuar një status dhe tregon që nesër me datë 23, të gjithë ata që marrin me vetë librin që po lexojnë ose edhe një libër që do të nisin do të kenë transportin falas në të gjithë urbanët e Tiranës.

“Udhëto falas, leximi të hap rrugët”, shkruan ministrja Margariti. Më poshtë keni statusin e saj të plotë.

Mos e lër në shtëpi librin që po lexon.
Merre me vete. 📚📚📚
Në 23 Prill do të jetë bileta jote në urbanët e kryeqytetit. 🚌

Udhëto falas, leximi të hap rrugët!

#UdhetoPermesLibrit
#23prilli
#DitaNdërkombëtareeLibrit.