Sado të rregullta të jemi me pastrimin dhe trajtimet e fytyrës, pikat e zeza do të mbeten gjithnjë aty. Për pak kohë s’i shohim, pastaj…Përshëndetje! Janë bezdisëse dhe jemi gjithnjë në kërkim të një metode për të shpëtuar njëherë e mirë prej tyre. Gjithsesi, fillimisht çfarë duhet të dimë është nga vijnë. Çfarë i shkakton pikat e zeza dhe ç’tregon për ne vendi në të cilën shfaqen më shumë?

Midis vetullave/ në hundë- Sipas dermatologëve ky është një tregues i një stresi të madh që po përjetoni. Ndoshta jeni duke kaluar periudhën e pubertetit ose jeni përfshirë në një situatë shumë tensionuese. Rritja e nivelit të adrenalinës rrit dhe nivelin e yndyrës së prodhuar nga lëkura, sidomos në këto zona.

Rreth buzës- Kjo lidhet me dietën ushqimore. Ushqimet me përmbajtje acidi apo vajore shkaktojnë daljen e pikave në këtë zonë. Ajo që sugjerohet është larja e buzëve direkt pas konsumimit të një vakti me shumë yndyrë.

Në faqe Ka ardhur momenti që të pastroni tastierën dhe ekranin e telefonit. Tastiera është ajo që transmeton pjesën më të madhe të baktereve në duar, ndërsa mbështetja e telefonit në faqe bëhet shkak për daljen e pikave.

Në pjesën e jashtme të veshit- Ndryshe nga rastet e tjera, këtë herë kemi të bëjmë me një rast dehidratimi. Pini më shumë ujë dhe më pak pije të gazuara.

Në krah- Sërish kemi të bëjmë me një rast të veçantë, pasi duhet të keni vënë re që pikat e zeza në këtë zonë nuk janë dhe aq të zeza. Ato shfaqen si njolla të kuqe që e bëjnë lëkurën shumë të ashpër dhe që njihen ndryshe si keratosis pilaris. Është një rast i rrallë që ndodh kur përdoret sapuni për pastrim ose kur uji gjatë dushit është më i ftohtë seç duhet.

Ç’duhet të bëjmë?!- Një pikë e zezë është një pore e bllokuar me qeliza të vdekura, vaj dhe akne propionibacterum (një bakter që ushqehet me proteinat dhe vajrat në pore). Sipërfaqja e pikave të zeza është e ekspozuar ndaj ajrit dhe kjo shkakton ngjyrën e zezë, prej oksidimit të përbërjes. Fillimisht zbuteni lëkurën dhe hapni poret duke mbajtur një peshqir me ujë të ngrohtë për 5 minuta. Pastaj merrni dy fije dentare dhe rrëshqitni mbi hundë për të nxjerrë pikat e zeza. Dhe, në fund, fytyrën lajeni me një larës delikat për të vazhduar më tej me hidratantin.