Partia Socialiste në Shkodër i përgjigjet akuzave të sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi, përmes sekretarit për marrëdhëniet me Publikun në Vaun e Dejës Agron Ceka. Ceka thotë se procesi në bashkinë e Vaut të Dejës ka qenë i rregullt. Ashtu sikurse anëtari i KQZ Arben Skënderi edhe Ceka konfirmon se fletët e votimit të djegura pas sulmit ndaj shkollës Shejnaze Juka u zëvendësuan para nisjes së procesit zgjedhor

“Ditën e shtunë pas mesnate kanë mbërritur të gjitha materialet zgjedhore tek KZAZ 6 Bushat të cilat u dogjën pak ditë përpara 30 qershorit dhe të pranishëm kanë qenë vëzhguessit e OSBE ODIHR të cilët janë shumë më të besueshëm se PD”, shprehet Ceka.

Ceka thotë se ish kryebashkiaku i Vau Dejës Zef Hila ka pranuar publikisht në media se sulmi për djegien e KZAZ 6 është bërë nga vetë PD.