Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ka dorëzuar sot mandatin e deputetit. Në një letër drejtuar Kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Ndreu shkruan se jep dorëheqjen nga mandati i deputetit për shkak të garës në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

PS i ka dhënë besimin socialistit Pjerin Ndreu, për të garuar në zgjedhjet e 30 qershorit për Bashkinë e Lezhës.

Pjerin Ndreu Heq Dore Nga Mandati I Deputetit

“Duke qenë se mandati i deputetit, sipas nenit 69, pika 1, shkronja “d” është i papajtueshmën me mandatin e të zjgedhurit vendor, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor, me anë të kësaj shkrese, po ju drejtohem për të deklaruar zyrtarisht heqjen dorë nga mandati i deputetit” shkruan Ndreu në letrën drejtuar kryeparlamentarit Ruçi.