Ditën e sotme është mbajtur koventa e Lëvizjes socialiste për Integrim., që më shumë se një e tillë u duk një përpjekje për tu mbledhur e për të treguar forcë në një moment realisht të dobët.

Thënë kjo, pasi duket se protesta e studentëve nuk I ka “shërbyer” ashtu siç ajo e mendoi se do ta bëntë.

Kjo pasi studentët jo vetëm që nuk I pranuan partitë politike, por me të rënë edhe dakord me kërkesat u rikthyen në auditore e të vetmit që mbetën ishin pikërisht ata, “studentët e opozitës”.

Nga këtu, nis edhe rënia e LSI. Një prej të rejave që prej ditësh bllokon mësimin tek juridiku, është pikërisht  e njëjta që vihej në rresht për një, në kampingun e partisë në Jalë.

Por nuk mbaron me kaq.

Skandali thellohet akoma kur administratori, Xhevdet Braimllari që dhunoi studentët është vjehrri I Floida Kërpaçit, deputete e LSI dhe xhaxhai I sekretarit të përgjithshëm të LSI në Pogradec, Endrit Braimllarit.

Kujtojmë se Berisha ishte i pari që postoi videon e administratorit duke dhunuar studentët. Duket se “qytetari dixhital” nuk ia ka dhënë informacionin e saktë se pikërisht ai, është “I Monës”.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here