Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e opozitës në 16 mars para Kryeministrisë për t’i vendosur flakën pushtetit. “Bashkohuni në 16 mars te Kryeministria për t’i vendosur flakën pushtetit të krimit të organizuar” tha Balliu.

Ende nuk dihet se kush do të jetë skenari i opozitës për protestën e së shtunës, teksa herën e fundit që protestuan para Kryeministrisë në 16 shkurt u shënuan incidente dhe përplasje mes simpatizantëve të PD-së dhe policisë së shtetit, ndërsa u dëmtua edhe hyrja e godinës së selisë së qeverisë.