Disa orë para nisjes së protestës së opozitës para Kryeministrisë kanë filluar mobilizimet dhe nisjet nga rrethet.

Duke pasur parasysh distancën nga Tirana, të parët që janë nisur janë simpatizantët opozitarë nga Saranda.

Një autobus me mbështetës të PD nga Saranda dhe një nga Konispoli janë nisur drejt Tiranës për t’u bashkuar me protestën e opozitës në orën 18:00.