Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Berlin, ku edhe ka takuar

Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, Michael Roth i ka dërguar një mesazh të qartë opozitës shqiptare për protestat e dhunshme që ajo ka mbajtur ditët e fundit.

Në një shënim në twitter ministri gjerman shprehet se dhuna e shfaqur në protestat e fundit të opozitës nuk është aspak e pranueshme.

“Takim me @cakaj. Në një moment kyç.( të rëndësishëm).

Jam shumë i shqetësuar nga dhuna e përdorur në protestën e fundit e opozitës .

Një mesazh shumë i qartë për opozitën: Dhuna nuk është aspak e pranueshme.

Ndërkohë ne vazhdojmë të mbështesim perspektivën europiane të Shqipërisë.

Na duhet të mbajmë premtimet e dhëna.”-u shpreh ministri gjerman pas takimit q pati me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakaj.