Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas protestës së opozitës e cila u organizua dje.

Sipas tij, mbrëm Shqipëria përjetoi një protestë të rezikshme pasi dje protesta kishte më pak njerëz por më shumë dhunë dhe maska.

Lleshja deklaroi se protestuesit u zhvendosën në mënyrë tinzare tek parlamenti. Organizatorët, tha Lleshaj, kishin hartuar plane për të sulmuar policinë.

Policia përballoi dhunën e egër dhe përgjegjësit do përgjigjen para ligjit, ka thënë ai.