Disa orë para se të nisë protesta e 5-të kombëtare e opozitës së bashkuar, janë zbuluar edhe lëvizjet e kampit opozitar. Partia Demokratike thekson se tubimi i sotëm, ndryshe nga herët e tjera do të jetë një marshim kundër qeverisë Rama.

Në këtë protestë do të mungojë sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi, i cili po merr trajtim intensiv në spital nga plagët e rënda të dhunës.

Sahit Dollapi ka qenë në çdo protestë pikë kontakti për policinë, siç e kërkon ligji, ndërsa sonte do të jetë Sekretari i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli.

Në njoftimin që PD i ka dërguar policisë për marshimin e protestës, u ka kërkuar punonjësve të ndershëm të policisë së shtetit të mos bëhen pjesë e provokimeve dhe dhunës së paligjshme kundër qytetarëve.

“Policia e shtetit, në mënyrë të përsëritur, ka kryer akte dh une ndaj qytetarëve në mënyre kri minale dhe me urdhër politik, për te cilat PD ka kryer kallëzim penal”- thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi.