“Protesta e studentëve ka një potencial shumë të madh për të bërë së bashku një transformim rrënjësor dhe për ta çuar në një fazë të dytë reformën e arsimit të lartë”.

Gjatë prezantimit të platformës për punësimin e studentëve ekselentë, Kryeministri Edi Rama u shpreh se “kjo është një platformë e re e bazuar në të njëjtën rrugë përzgjedhje si platformat e suksesshme të punësimit të mësuesve, infermierëve apo si platforma e hyrjes në universitet, e cila garanton sipas sistemit dixhital meritën e secilit. Kjo platformë, tha Rama, është shprehja më kuptimplotë e asaj që kam thënë që ditën e parë mbi potencialin e protestës së studentëve.

“8 kërkesat e famshme janë vetëm pikënisje, por nuk e shterojnë gjithë aspektin e problemeve dhe nevojave të universitetit. Ato na dhanë ne një shtysë për të zgjeruar këtë spektër duke bërë të mundur edhe këtë program”, tha Rama.