Protesta e ditës së shtunë, organizuar nga Basha, Kryemadhi dhe Berisha, tejkaloi kufijtë e një demonstrate paqësore kur militantë dhe ndjekës të tyre i vunë flakën institucioneve publike, duke lëshuar bomba molotov.

Pavarësisht skenave të dhunshme që pamë në drejtim të institucioneve publike, të tre ata tentuan të justifikonin në mënyrë absurde përdorimin e dhunës, flakëve dhe shkatërrimit, si një revoltë mëse normale. Por kjo nuk duket të jetë hera e parë, kur të tre përpiqen që të gjejnë rrugëdaljen e tyre politike përmes shkatërrimit, djegies dhe vandalizmit.

Profilet e opozitarëve Basha, Berisha, Kryemadhit dhe bashkëshortit të saj janë të mbushur me njolla të zeza në historinë e tyre politike, si nxitës të dhunës, sulmeve ndaj institucioneve, aferave të panumërta ku janë përfshirë, sa herë kanë patur pushtet në dorë.

Nga protestat e dhunshme të Sali Berishës në 1997, te thirrjet për tërheqjen zvarrë të Kryeministrit dhe afera e Gërdecit. Nga urdhri për vrasjen e protestuesve në 21 Janar nga Lulzim Basha, te shitja e detit te Greqia.

Nga akuzat për blerje votash, te lidhjet me Klemend Balilin, Monika Kryemadhi duket të ketë arsye të forta pse kërkon me çdo kusht që Shqipërisë t’i vihet flaka.

Po ashtu, Ervin Salianji, vëllai i të cilit është arrestuar jashtë vendit për trafik droge dhe Enkelejd Alibeaj, vëllai i të cilit është arrestuar në Gjermani për vjedhje me armë, kanë dalë në vijën e parë të aksioneve vandale në rrugët e vendit.

Po të njejtët politikanë që sot akuzojnë policinë e shtetit për ushtrim dhune në protesta dhe qeverinë si kriminale, paradoksalisht rezultojnë jo vetëm të lidhur ngushtë me krimin, por nuk kanë nguruar që në çdo rast, për të mbajtur pushtetin kanë përdorur dhunën ekstreme dhe lidhjet me krimin për interesat personale.

Lista e plotë e aferave, lidhjeve të dokumentuara me krimin dhe trazirave të shkaktuara nga Berisha, Basha, Kryemadhi, Meta, Aliebaj, Mediu, Noka dhe Salianji:

Sali Berisha

Përgjegjës për lejimin e “Piramidave” dhe anarkinë civile të vitit 1997. Mbi 1 500 të vdekur. Midis të tjerave, dha urdhër për bombardimin nga ajri të popullsisë civile të Vlorës.

Organizator i grushtit të dështuar të shtetit të vitit 1998. U hodhën granata drejt Kryeministrisë, u pushtua TVSH, Garda, u bastis Gjykata Kushtetuese, Ministria e Mbrojtjes dhe Drejtësisë. Berisha: “Të pushkatojmë Fatos Nanon!”. Në protestë dolën në shesh tanqet e vjedhur nga Garda dhe 400 veta të armatosur me mitrolozë. 1 ushtar I Gardës I vdekur dhe të paktën 40 të plagosur.

Urdhërues i rrahjes barbare nga SHIK-u apo militantë të tij të disa figurave të shquara në vend, si Zef Brozi, Eduart Selami, Remzi Hoxha, Arben Imami, Neritan Ceka, Preç Zogaj, Edi Rama, Ndre Legisi, Xhevahir Spahiu.

Përgjegjësi kryesor për vrasjet e 21 janarit në bulevard. Si Kryeministër, përgjegjës për lejimin e “Gërdecit”, ku u vranë 26 persona dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë.

Së bashku me djalin e tij, afera e CEZ, e cila i kushtoi taksapaguesve shqiptarë mbi 500 milionë euro.

Afera korruptive prej qindra milionë eurosh solli falimentimin e ARMO-s dhe lënien pa punë të mbi 4 mijë familjeve.

Përgjegjës për kontrabandën e naftës me ish-Jugosllavinë dhe thyerjen e embargos së OKB gjatë luftrave në ish-Jugosllavi.

Përgjegjës për rrahjen e intelektualëve në vitin 1992. Një prej rasteve më flagrante ai I rrahjes së Flonja Pashkos, vajza e Gramoz Pashkos.

Përgjegjës për përleshjet e ndodhura në vitin 1994, në referendumin për Kushtetutën dhe për vjedhjen e përhapur të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 1996. Në vitin 1994, po prova bindëse Berisha burgos liderin e opozitës, Fatos Nanon.

Organizator i një serie protestash të dhunshme në opozitë, midis vitit 1997-2005.

Rrëmbimi e masakrimi deri në paralizë fizike dhe hedhja në një gropë në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës e dy gazetarëve, Zamir Dule i “Koha Jonë” dhe Bardhok Lala i “Dita Informacion”.

Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja fizike e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nëpërmjet bandës së tij “SHIK”-u.

Vjedhja e zgjedhjeve në 26 maj 1996.

Vrasja e 2 ushtarakëve, plagosja e 20 banorëve dhe shkatërrimi i fshatit Dhëmblan në Tepelenë, nga afera qeveritare e demontimit të municioneve.

Sulmi i armatosur e i përgjakur i 14 shtatorit 1998 mbi institucionet e shtetit, djegia dhe plaçkitja e tyre për të marrë pushtetin. Sulmi ndaj Prokurorisë, gjykatës dhe rajonit të policisë Tropojë në 28 nëntor 2000, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën disa.

Blerja e tokave në bregdetin e Porto Romanos, kur Argita Berisha dhe partnerja e saj filluan të blejnë toka nga fshatarët me 12 mijë lekë të vjetra për metër katror. Me vendim qeverie ish-kryeministri Berisha do t’i përfshinte edhe tokat e sapo blera nga Fazlliçi, në kufijtë e parkut energjitik. Vlera e tokës që ishte në emër të Fazlliçit shkoi nga 1.7 në 4.2 mln Euro.

Firmosi Marrëveshjen Detare me Greqinë, e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë me Vendimin nr. 15, datë 15 prill 2010, duke cenuar integritetin territorial të Shqipërisë.
Pushteti “Berisha” organizonte, kontrollonte dhe mbronte trafikun dhe tregun shqiptar të naftës “VIRGIN”, rubineti i të cilës ka çuar 76 milion euro vjedhje e përfitime në xhepat e kupolës së pushtetit dhe familjes kryeministrore.

Nxitës i dhunës nëpërmjet thirrjeve për tërheqjen zvarrë të Kryeministrit, shkatërrimit të institucioneve, vandalizmit, etj.

Lulzim Basha

Ministër i Brendshëm në 21 janar, përgjegjës për vrasjen e 4 protestuesve.
Si Ministri i Jashtëm në 2009, Lulzim Basha, ka ndërhyrë për lirimin e një krimineli nga burgu, në këmbim të mbështetjes në zgjedhje, sipas kabllogrameve të Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Si Ministër i Transportit, përgjegjës për megaaferën 300 milionë euroshe të Rrugës së Kombit. i shpëtoi gjykimit duke paraqitur një raport mjekësor që e deklaronte të sëmurë, duke bërë që hetimi të tejkalonte afatet e parashikuara në ligj, duke mbyllur kështu çështjen.

Në 2011, si kandidat për Bashkinë e Tiranës u shndërrua në protagonist të vjedhjes më flagrante elektorale në historinë e Shqipërisë. Numërimi nxorri fitues Ramën, por vullneti i popullit u kthye dy muaj më pas, me vendim gjykate, duke nxjerrë Bashën fitues.

Si kryetar Bashkie, përgjegjës për një serie skandalesh korruptive me lejet e ndërtimit, tenderat e kaluara tek firma e kunatit & të vëllait të tij, favorizimin e biznesemenvëe të lidhur me PD, etj. I dha leje vetes për ndërtimin e një kati të 13-të në pallatin ku banon aktualisht, duke mos paguar taksën e ndërtimit në infrastrukturë.

5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e  Bashes.

Si Ministër i Jashtëm, përgjegjës për shitjen e detit tek Greqia. Vendim që u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese.

Fatmir Mediu

Ministër i Mbrojtjes dhe përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë mbetën të plagosur.

I dënuar në vitin 1998 me tre vjet heqje lirie në Itali, për lidhje dhe mbështetje të elementëve kriminalë. Ky dënim u fsheh nga formulari i dekriminalizimit.

Në dënimin në Itali tregohet se Mediu mbështeti Gazmend Mahmutajn, i dënuar me 10 vite burgim për trafik ndërkombëtar droge. Gazmend Mahmutaj, i njohur në botën e krimit si baron i drogës dhe prostitucionit, është vëllai i Kasem Mahmutajt, i kandiduar nga partia republikane në zgjedhjet lokale të 2007-ës dhe 2015-ës për kryetar bashkie në Berat.

I përfolur, si Ministër i Mbrojtjes, për disa skandale të trafikimit të armëve të ushtrisë shqiptare, midis të tjerave në RD Kongo, Armeni, etj.

Në prill 2019: “Duhet përshkallëzim i protestave. Boll më me protesta paqësore!”.

Ervin Salianji

Vëllai i Salianjit, Aleks Kacani, i dënuar në Britaninë e Madhe për drogë, i dënuar në Gjermani për vjedhje, me lidhje të qarta me një trafikant kokaine nga Korça dhe fajtor për falsifikimin e disa identiteteve.

Vetë Salianji, i pandehur për fabrikimin e provave në të ashtuquajturën “Dosja Babale”.
Organizator i disa protestave të dhunshme, nga rasti i “Astirit”, etj.

“Askush nuk mund të pengojë qytetarët që të shpërthejnë dyert e institucioneve”, 16 shkurt 2019.

Enkelejd Alibeaj

Ministria e Drejtësisë, nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt, tentoi të hynte me forcë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës, për të rrëmbyer dhe shkatërruar dosjen e Damir Fazlliç, ndërsa shumë njerëz të pushtetit rrethuan organin e akuzës.

Vëllai i Alibeajt është arrestuar në Hahn të Gjermanisë pas një vjedhjeje më armë. Ai ka treguar një kartë identiteti shqiptare dhe një kartë identiteti policie. Ai nuk njihej në sistemin gjerman, por ishte regjistruar si Xhavit Morrnica. Gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se ishte inspektor i policisë kriminale dhe punonte për Policinë në Tiranë.

Në Shkurt të 2019-s, pas protestës së opozitës, Alibeaj dhe deputetët Flamur Noka, Gent Strazimiri, Klevis Balliu u futën me dhunë brenda mjediseve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku ishin ndaluar disa persona që kihin ushtruar dhunë gjatë protestës. Në videot e publikuara dukej se si deputetët demokratë shtynin dhe tërhiqnin me dhunë një nga oficerët e policisë që u kërkonte të respektonin institucionet.

Në një kabllogram të ambasadës së SHBA në Tiranë, i datës 19 Qershor 2009, shkruhet se Aliebaj, bashkë me Sokol Olldashin dhe Lulzim Bashën janë përfshirë në lirimin e të burgosurve në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve të vitit 2009. Kjo sipas ambasadës, në formë shpërblimesh për ndihmën që këta të dënuar apo familjet e tyre dhanë në fushatën elektorale të PD-së. Të gjithë të burgosurit ishin të dënuar për krime shumë të rënda (8 për vrasje) dhe ata janë liruar në kundërshtim me ligjin, 9 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit.

Flamur Noka

21 Qershor 2013 – Flamur Noka është një nga shumë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që ka kryer shkelje të shumta të kodit rrugor, është gjobitur, por nuk i ka paguar gjobat. Flamur Noka, i cili, para se të bëhej ministër dhe qe deputet i thjeshtë, kapi 17 gjoba me vlerë të përgjithshme prej 15,700 lekësh.

Për shkak të kamatëvonesave, Noka i detyrohet policisë 22 mijë lekë. Noka është gjobitur se i ka dhënë makinës pa rrip, ka shkelur semaforët apo ka parkuar në mënyrë të gabuar.
25 Maj 2016- Flamur Noka nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit faktin se ka hyrë ilegalisht në vitin 1991 në Serbi, ndalimin nga policia serbe dhe pranimet e tij para policisë shqiptare për ofertën për të qenë bashkëpuntor i UDB.

11 shtator 2016 – Në ditën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë së Dibrës, Deputeti i PD-së dhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, shoferi i tij si dhe një person i tretë, kërcënuan Drejtorin e Tatimeve të Dibrës Dionis Imeri.

29 Mars 2018 – Ndërkohë që Flamur Noka ka qenë Kryetar i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, ka abuzuar me detyrën duke pajisur me apartamente si të pastrehë në Sarandë, njerëz që nuk kishin asnjë lidhje me këtë qytet, përfshirë dy vëllezërit e tij emigrantë, motrën (Lule Basha) dhe një shtetase belge e cila raportohet se është bashkëshortja e Flamur Nokës.

Ilir Meta

Akuzuar si organizator i vjedhjes së floririt të Tunelit të Krrabës, në vitin 2000.

Në 2011-emisioni investigativ “Fiks Fare” publikon videopërgjimin ku Ilir Meta, asokohe Zv.KM, i kërkon Ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, favorizim për një tender hidrocentralli.

Viti 2000- Gazeta “Koha Jonë” publikon aferën e Zv.KM Ilir Meta për blerjet fiktive të disa vagonave të trenit, abuzim ky prej 2.5 mln $. Prokurorët siguruan provat se Meta firmoste për një tender fiktiv blerjesh, pasi një faks i autoriteteve austriake shpjegonte që vagonat ishin dhuratë e shtetit austriak.

3 Shtator 2015- Meta akuzohet se ka marrë ryshfet nga DIA, një kompani mbledhje borxhi që ka hedhur në gjyq OSHEE-në në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë gjatë kohës kur qeveriste me Berishën në koalicion.

Meta akuzohet se rekomandoi Kastriot Ismailajn si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve për llogari të CEZ; që është nën hetim si skemë mashtrimi nga prokuroria shqiptare.

Meta akuzohet për lidhje dhe sponsorizim nga Klement Balili, person në kërkim për trafik droge. Balili mbante postin e drejtorit të Transportit Vlorë, nga rradhët e LSI, ndërsa i vëllai, Rigels Balili është kryebashkiak i Delvinës i propozuar nga LSI-ja. Ai është parë në inagurimin e kompleksit turistik “Santa Quaranta”, në pronësi të vëllezërve Balili.

Gazetari Artan Hoxha publikon dokumentet e prokurorisë ku nga përgjimet rezulton se Balili shkëmbente mesazhe me Metën. Në këto mesazhe, sipas gazetarit: “Janë kërkuar shifra të tilla të mëdha parash në prag të zgjedhjeve”.

Denoncuar në të kaluarën nga Sali Berisha për dhënien e urdhrit për të qëlluar mbi popullin, duke vrarë në 28 Nëntor Syl Lushën, drejtues i PD, pas mitingut të PD në Tropojë.

Akuzuar nga Berisha për vrasjen me dinamit të dy punëtorëve që punonin në një gurore në Skrapar. Sipas Berishës, gurorja ishte në pronësi të vetë Ilir Metës.

I akuzuar se punësoi gjatë kohës si Kryeministër (1999-2002) në polici 35 persona në kërkim nga drejtësia për vepra penale, si dhe punësoi 124 persona të tjerë me precedentë ose me dosje të hapura.

Akuzuar se gjatë kohës si Kryeministër me firmën e tij ka pajisur me pasaporta 43 persona në kërkim, duke ndihmuar në arratisjen e tyre.

Punësoi Almir Rrapon, i kërkuar në SHBA për vrasje.

Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi konsiderohet nga mediat si personi që ruante kontaktet brenda familejs Meta me Klemend Balilin kur ky ishte në kërkim ndërkombëtar.

Sipas mediave, ka pasur komunikime të Monikës me Balilin, për të blerë vota në Sarandë dhe Delvinë.

Kryemadhi ka sulmuar dhe kërcënuar hapur dhe në mënyrë agresive ndërkombëtarët si ambasadorin e OSBE në Tiranë (Bernard Borchardt).

Po sipas mediave, në dosjen voluminoze që kanë ndërkombëtarët për aktivitetin e paligjshëm të familjes Meta, ka një fashikull të posaçëm për implikimin e Monika Kryemadhit në trafikun e drogërave të forta.

Bëhet fjalë për kohën kur Ilir Meta ushtronte detyrën e kryeministrit të Shqipërisë. Për dy vite me radhë, DEA amerikane mësohet se ka vëzhguar dhe mbledhur informacione për aktivitetin kriminal të Monika Kryemadhit. Kjo e fundit ka kaluar heroinë dhe kokainë nëpër aeroporte me karrocën e fëmijëve të saj Po sipas të njejtës referencë, në dosje ka indicie për fshehjen e 500 milionë eurove në Londër nga Kryemadhi dhe Meta.

Monika Kryemadhi është dyshuar të pakën dy herë për pastrim parash. Rasti i parë bën fjalë për një vilë në Qerret. Monika deklaron një vilë në Golem, me vlerë 60 000 dollarë dhe tre vite pasi e ka blerë, Monika e ka shitur vilën 300 mijë euro. Rasti i dytë konsiston me dhënien e një sipërfaqe toke për ndërtimin e një pallati. Në vitin 2008, Monika ka dhënë një sipërfaqe toke 1900 m2 për ndërtimin e pallatit. Një pjesë të tokës thotë se ja kanë dhuruar, ndërsa pjesën tjetër e ka blerë me kursime. Ka disa vite që Monika ka nisur të shesë hyrjet e pallatit, me vlerë nga 100 mijë euro deri në 340 mijë euro./Lexo.al