Profesori i njohur i “NY University” Alon Ben Meir, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri ku është ndalur tek vendimi i opozitës për të bojkotuar Parlamentin duke djegur mandatet.

Përmes rrjetit social Twitter, eksperti i politikës shprehet se kriminaliteti në Shqipëri ka qenë po i njëjtë edhe kur partia më e madhe opozitare (Partia Demokratike) ka qenë në pushtet.

Ndërkohë ai nënvizon se presidenti Ilir Meta është votuar nga kjo mazhorancë që kundërshtohet nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

“Është shumë e rëndesishme të që të dimë se çfare synon opozita me këtë vendim që ka marrë. Bëhet fjale për të marrë pushtet, apo të punojnë/mendojnë për një të ardhme me të mirë për Shqiperinë?
Kur partia që tanime është në opozite ishte në pushtet, Shqipëria serish vuante nga krimi i organizuar dhe korrupsioni“, shkuran profesori dhe publicisti i njohur.