Pak ore pasi kryeministri Rama beri me dije se ka dorezuar prokuren te avokati i tij Matthias Prinz për nisjen e procesit gjyqësor ndaj gazetarit Peter Tiede, dhe pas publikimit te CV-se se avokatit Prinz i cili kishte detyruar mediat boterore te kerkonin ndjese per lajmet e rreme qe kishin botuar, mediat prane PD-LSI-se kane filluar spekulimet.

Te trembur nga CV-ja e avokatit Prinz, i cili siç thame ka bere qe mediat boterore te terhiqen e kerkojne ndjese e paguajne gjoba per shpifje, PD dhe LSI kane filluar te sulmojne duke thene se si do e paguaje Rama kete avokat, i cili sipas tyre e ka tarifen 750 euro ne ore.

Por, teksa ne trembje e siper PD-LSI perpiqen te gjejne artifica, harrojne disa fakte qe i nxjerrin blof.

Se pari, detajet e kontrates midis Rames dhe Prinz jane konfidenciale dhe nuk i di askush. Thene kete, shifrat qe parashtron opozita nuk jane te konfirmuara e as te verteta.

Se dyti, ndryshe nga ç’mendon Basha apo Kryemadhi, jo gjithçka ne kete bote blihet me para. Sepse, pavarsisht se Basha e Kryemadhi bejne sikur se dine, ka shume avokate qe pranojne çeshtje kur behet fjale per persona te rendesishem pavaresisht cmimit, pasi per ta ka rendesi lista e njerezve qe kan perfaqesuar dhe jo ana monetare.

Se treti, PD dhe LSI kane harruar edhe nje element tjeter thelbesor qe ka te beje pikerisht me shpenzimet e gjyqit, ku ai qe humb, paguan te gjitha shpenzimet.

Thene te gjitha keto, ajo qe bie ne sy eshte se nga frika e humbjes se Tiede (e cila do i linte Bashen e Kryemadhin pa argument) PD LSI po tenton te gjeje artifica te llojë-llojshme, për të shpërqendruar vemendjen./LEXO.AL