Familjarët e një vajze të mitur kanë denoncuar në policinë e qytetit të Fierit se u është rrëmbyer e bija, ndërsa ishte larguar nga shtëpia prej orës 21:00.

“Panorama” mëson se 15-vjeçarja, J. Xhelili, pjesë e komunitetit rom, është gjendur në Berat, dhe është marrë menjëherë në pyete në komisariatin e qytetit.

E reja ka deklaruar para bluve se është larguar me dëshirë me një djalë me të cilin ka një marrëdhënie dashurie, ky i fundit nga Berati.

Ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të kthehet në shtëpi, dhe se preferon që të qëndrojë me të dashurin e saj./Panorama