Pas një romance 3-vjeçare duket se çifti shumë i dashur për publikun Klea Huta dhe Elgit Doda po planifikojnë të krijojnë një familje.

Kantautori ishte i ftuar së fundmi në emisionin ‘Prive’ ku foli edhe për jetën personale.

Meqënëse dyshja ka treguar se tashmë jetojnë bashkë, Elgiti u pyet nëse ka ndërmend që të bëhet baba.

‘I kam filluar planet’, u përgjigj Elgiti i buzëqeshur, duke zbuluar se një fëmijë mund të vijë së shpejti.