“Në San Daniele ka krizë. Por në Resia një tjetër lloj kofshësh nuk njeh hijen e krizës”. Kjo fjali hap letrën në buletinin e famullisë që Don Alberto Zanier ka shpërndarë për besnikët e qytetit në Friuli të Italisë. Shumë gra me minifunde nga i gjithë vendi kanë ndezur zemërimin e tij.

Sipas shenjtërisë së tij, “shfaqja e kofshëve si proshutë është një mungesë respekti për priftin”. “Joshëse, kofshët e femrave që shfaqen me minifunde”, shkruan më tej prifti duke u shprehur pa frena si gjyqtar ndaj “sjelljeve hipokrite të një shoqërie që dënon feminilitetin, por lartëson gruan si një mall i përdorimit dhe konsumimit”./TCH

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here