Presidentit Ilir Meta ka kërkuar ngritjen e një komision hetimor për DSIK (Drejtoria e Sigurimit për Informacionin e Klasifikuar), lidhur me certifikatën e sigurisë të kandidatit për ministër të Jashtëm, Gent Cakaj.

Kërkesa i është drejtuar kryetarit të parlamentit dhe krereve të komisioneve parlamentare të PS, PD, LSI

Në letër theksohet se edhe pse prej 7 muajsh ishte në detyrën e zv/ministrit Cakaj nuk ishte pajisur me certifikatën e Sigurisë, por DISK e ka pajisur atë me këtë certifikatë duke kryer një proces verifikim një ditor, pasi u propozua për ministër.

“Vetëm më datën 3 janar 2019, moment ky që përkon me bërjen publike të propozimit të kryeministrit për emërimin e tij në postin e MEPJ (si dhe tre ditë para firmosjes së propozimit për dekretim si ministër të MEPJ-së ai ka plotësuar aplikimin për çertifikatë sigurie pranë kësaj ministrie dhe pse përmbushja e këtij detyrimi fillonte nga marrja e detyrëss si zv/ ministër i MEPJ-së.” thuhet në letren e presidentit Meta.

Presidenti refuzoi të dekretojë Cakajn ministër të Jashtëm, duke nxitur një debat të ashpër me kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë kreu i shtetit nuk ka firmosur as dekretin për shkarkimin e ministrit në detyrë, Ditmir Bushati.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here