Projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, kapërcyen edhe procedurën e fundit, atë të dekretimit nga presidenti i vendit. Hashim Thaçi nënshkroi tri projektligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës e që i hapin rrugë transformimit të FSK-së në ushtri, proces ky i cili është paraparë të zgjasë 10 vjet.

Në praninë e komandantit të FSK-së, Rrahman Rama, dhe disa pjesëtarëve të Forcës, presidenti Thaçi përfundoi procedurën e nënshkrimit. Ditën e sotme ai e quajti të rëndësishme. Ndërkohë falenderoi aleatët e shtetit të Kosovës.

“Si presidenti i Republikës së Kosovës, komandat suprem i ushtrisë së Kosovës, ju uroj ju komandant, të gjithë ushtarët, oficerët, të uroj popullin e Kosovës, të falenderoj mbështetësit ndërkombëtarë, ShBA dhe të gjitha shtetet e tjera aleate, në këtë ditë të rëndësishme defimitivisht të zyrtarizmit të ushtrisë së Kosovës, me nënshkrimin apo dekretimin e ligjit 06L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes së miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me datë 14.12.2018, dhe i pranuar nga zyra e presidentit të Kosovës me 26.12.2018. Ky dekret hyn më fuqi në datën e nënshkrimit. Urime ushtria ju ushtarë, urime, faleminderit shumë popullit të Kosovës për besim”, tha ai.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here