Javët e fundit Ilir Meta nga karrigia e presidentit, dhënë nga Rilindja që e solli në pushtet, po përpiqet të luajë një rol parimor për demokracinë dhe votën e lirë në vend.

Por, presidenti ynë është në fakt personazhi politik më i diskredituar për blerje apo vjedhje votash, ashtu si rasti i zgjedhjeve në Dibër denoncuar nga BILD, në vitin 2001 denoncohej me video, foto e dokumenta zyrtare masakra elektorale e Ilir Metës. Në funksion kishte dhe shumë institucione shtetërore, përveç bandave dhe parave.

Meta ka qenë kryeministër i socialistëve në vitin 2001, kur u zhvillua një masakër elektorale e cila kishte viktima, tanke në fushatë, të rrahur e masakruar nga policia, SHISH që rrëmbente njërëz e mbushte kuti, vota të vjedhura, kuti të mbushura në furgona policia, 8 raunde zgjedhore, KQZ që ndryshonte rezultat dhe gjykatë Kushtetuese që jepte mandate në tavolinë.

Në 24 qershor 2001 u zhvilluan zgjedhjet më të këqija në historinë 30-vjeçare të demokracisë shqiptare, ato të 30 qershorit janë thjeshtë qesharake. OSBE-ODIHR atëherë masakruan në raportin e tyre qeverinë, demokratët përgatitën një dosje të madhe me zullumet qeveritare të Ilir Metës, të cilat i çuan në të gjitha kancelaritë e europës dhe shumë institucione të tjera ndërkombëtare.

Ishte fenomeni “DUSHK” që nga një zonë elektorale u dha aleatëve të PS një thes me vota, duke i siguruar Ilir Metës dhe PS-së, një mazhorancë kushtetuese. Por fenbomeni i Dushkut është një pikë uji në oqean, krahasuar me blerjen, vjedhjen dhe masakrën direkte të votave nga Ilir Meta dhe banda e tij në pushtet në atë kohë.

Skandalet dhe vjedhja, krimi elektoral me banda, polici, KQZ dhe gjykata në 2001, të gjitha të drejtuara nga Ilir Meta, ishin dhe janë të papërsëritshme në historinë politike shqiptare. Çdo rast është një skandal më vete, çdo rast është një skenë krimi e gatuar nga Ilir Meta, për karrigen e tij kryeministrore dhe ëndrrën e Fatos Nanos për president. Në fakt gjithçka drejtohej nga vetë Meta, megjithëse kishte një përplasje të fortë brenda PS, në atë kohë kryetari i partisë nuk mund të ishte kryeministër.

Opozita në atë kohë pretendoi se me para, krim, polici, SHISH dhe skendarin DUSHK ju vodhën të paktën 26 mandate. Faktet dhe detajet po i rendisim më poshtë.

Zona e parë është ajo me numër 13, ku Nikollë Lesi humbi si kandidat i pavarur i mbështetur nga PS-ja raundin e parë të zgjedhjeve. Pas humbjes, ai telefonoi rivalin e tij dhe e uroi për fitoren.

Po çfarë ndodhi më pas?

Gjykata, KQZ dhe balotazh. Nikolla dhe Meta u vërsulen në Lezhë me polici, para dhe dhunë i vjedhin mandatin deplomatit Llesh Kola.

Ndre Legisi në Mirditë bën një tjetër vjedhje. Rrahje, kërcënime blerje votash dhe masakër mbi demokratët. Pasi disa raundesh dhe kalimesh në KQZ e Gjykatë, Legisi zgjidhet deputet i PS duke i vjedhur mandatin të ndjerit Kolin Gjoka, në atë kohë kryetar i FRPD-së.

Ata që kanë qenë në politikë në atë kohë kanë parë në ekranet televizive video sesi në zonën elektorale 18, ku kandidonte Luan Rama me Avni Shehun, mbusheshin kutitë në zyrën e elektorale të kanidatit socialist. Në raundin e parë Shehu është gati 1 mijë vota më shumë se rivali, por Luan Rama dhe PS përmbysin çdo gjë më pas, duke përmbysur rezultatin, me kërbaç e blerje votash, kuptohet edhe me ndihmën e KQZ e gjykatave.

Në Shijak zgjedhjet ishin nën banda e terror. Agron Duka i PS në zonën 25 fiton pas një procesi të shumë kontestuar me Osman Metallën, vjedhje votash dhe përplasje që në fund i shtuan një mandat socialistëve.

Në Durrës janë zona të përmbysura nga KQZ dhe gjykata, ndërsa një garë braktiset nga kandidati i PD.

Në zonën 26, Gazmir Bizhga më bandat e Durrësit dhe policinë masakrojnë komisionerët dhe vëzhguesit e PD. Në mesditë Mero Baze tërhiqet nga gara.

Dy zonat e tjera, ajo 28 dhe ajo 29, ku kandidonin Gjergj Koja dhe Bardhyl Agasi, janë shembulli më i keq si mbushen kutitë e ndryshohet rezultati në tavolinë.

Në zonën 30, Njazi Kosovrasti i PD dhe Bashkimit për Fitore fiton raundin e parë me Zyhdi Pepën, më pas vërsulet KQZ, gjykatat e bandat dhe në balotazh nxjerrin fitues kandidatin socialist.

Në balotazh policia dhe bandat e kishin më të thejshtë, ishin më pak zona dhe aty ku duhej përqëndrim vërsuleshin si kope hijenash me urdhër të Ilir Metës.

Spartak Poci ministri i Brenshëm i Ilir Metës, në zonën 34 me dhunë terror do mundte pas shumë përplasjesh poetin Visar Zhiti, që ishte fituesi real i zgjedhjeve, por bandat dhe policia e SHISH i Fatos Klosit ishin bashkë.

Zamira Caka do i vidhte mandatin Bamir Topit, atëherë nën/kryetar i PD, një nga zonat bastion të PD, por kjo s’mjaftonte. Vjedhje votash, mbushje kutish, KQZ, gjykata dhe PS vidhte mandatin e radhës. Kështu ndodhi në zonën 46, ku kandidonte Astrit Patozi me Ejup Tabakun apo Shpëtim Kateshi me Halit Shamatën.

Në Elbasan, Durim Hushi dhe Taulant Dedja do grabisnin mandatet e Omer Stringes dhe Kozma Tavanxhiut. As mikut të tij Fahri Balliu s’ja fali mandatin, megjithse ai humbi turpshëm në fakt.

Në Librazhd, në zonën 58 fiton Skënder Çota, por në fund mandatin e merr Maksut Balla, i PS.

Në zonën 69, në Vlorë fiton Hasan Halili i PD-së dhe Bashkimit për Fitoren, por pas sulmit nga bandat, KQZ-së dhe gjykatës mandatin e merr Nasmir Bilani, që ndoshta askush nuk e njeh si politikan.

Nië nga zonat më të egra, ku pati edhe viktima ishte qarku i Korçës. Një i vrarë, tre të plagosur, dhjetëra të arrestuar dhe të paktën 4 mandate të grabitura.

Në zonën 80, Servet Pëllumbi fiton në balotazh me Bardhyl London pas një fushate, ku kandidati socialist kishte masakruar me polici strukturat dhe militantët e PD në zonë, ishte vërsulur si bishë më zonën ku banonin egjiptianët e Korçës dhe kishte blerë vota në çdo cep. Proçesverbalet të gjitha kishin diferenca në vota.

Në zonën 82, një nga bastionet historike të demokratëve, Alfred Olli i PD dhe Bashkimit për Fitoren ka 7062 vota dhe kandidati i PS-së, 5462 vota. Një nga masakrat më të mëdha elektorale. KQZ i jep mandatin Ollit, Gjykata Kushtetuese e kthen, zhvillohen gjashtë raunde zgjedhore, nga qershori zgjedhjet mbarojnë në gusht, fitues shpallet Mehmetllari, i PS.

Në zonën 86, në Devoll, Ridvan Bode fiton përballë socialistit Maqo Lakrori, por duhej balotazhi, i cili nuk u zhvillua 4 javë më pas. Një i vrarë në Sul dhe dhjetra demokratë të masakruar në zonë. Bilishti dhe fshatrat që ishin bastione të PD-së rrethohen nga forcat special të policisë.

Në Devoll nuk pati zgjedhje, por policia e banditët si një trup i vetëm mbushën çdo kuti që mundën.

Këto janë pak, shumë pak për krimet e Ilir Metës në zgjedhjet e vitit 2001 nga Tropoja në Konispol, nga Bilishti në Durrës e kudo.

Ilir Meta është hajduti më i madh i votave në historinë e demokracisë në Shqipëri. Ky krim elektoral u shoqërua edhe me skemën DUSHK, që i siguroi PS-së një shumicë kushtetuese, por pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve Fatos Nano dorëzoi në tavolinë Presidentin, të cilin e mori opozita.

Dokumentimi i vjedhjes së votave nga Ilir Meta, tek ndërkombëtarët ishin prova e padiskutueshme e një masakre elektorale të drejtuar nga Ilir Meta, që nga pas kishte banditë, SHISH, policinë dhe për herë të parë në ato zgjedhje miliona euro u hodhën për blerje votash.(CNA.al)