Nga Brizida Gjikondi
Presidenti shqiptar është në Bosnjë, por ai është karagjozi i Kombit dhe Epokes sonë. Pikerisht ai, Presidenti i nje prej Kombeve qe kane provuar ne kurriz dhe ne shpirt genocidin serb, sot del ne rrjetet sociale me bluza futbolli dhe jo me dinjitetin e nje lideri ballkani me veshtim imponues nga e ardhmja dhe me mesazhe kombëtare që këto genocide nuk do lejohen më tëpërsëriten, këto qasje të Presidentit duhen, sidomos në kohët që vlojnë rrotull. Pasi vërtet murtaja e genocidit është fikur do thoshte Primo Levi, por infeksioni vazhdon..

11 korriku i 1995 nuk ishte një ditë Korriku në Srebrenicë, nuk ishte një ditë vere, ishte një ditë ferri, ferri që kish filluar prej 1992, tragjedia flinte bashke me pabesinë, pjesë e përdhunimeve në mase dhe aprovimit në heshtje të maskarës përvec serbëve të Ratko Mlladiç ishin edhe trupat hollandezë të OKB’së. Mbi 8 mijë boshnjak mysliman të vrarë, me mijëra femra të përdhunuara, dhe pikërisht ky genocid është një ndër njollat më të turpshme të Ballkanit, njollë që duhet ta mbajnë sidomos pikërisht ata që janë toka pjellore e nacionalizmit, agresionit dhe mos’reflektimit, serbët. Dhe të mendosh që ky genocide u fsheh mbrapa kurrizit të Zotit, por vec Zoti nuk ish atë ditë në srebrenicë, por as njeriu jo e jo. Kafshëri mbi të pambrojturit, në fund shekullin e XX.

Sot cerek shekulli nga ajo llahtarë, Presidenti shqiptar ndodhet në atë toke Ballkani të përgjakur, ku shqiptarët janë në një kah me të përgjakurit jo gjakatarët, por ai e ka pazarin e vogël, e ka sa një qen i mjerë që e mban dhe e tund si sheleg, sa një birrë me tifozë pijedashës rruge skocezë, sa një shqiponjë që e ka shndrruar në sorrë, ai është produkt pazaresh ndaj mëndjen e ka tek fati dhe pazari i tij. Unë ndjehem e pafuqishme në këtë turpërim kombëtar, por unë të paktën shkruaj, flas, nxjerr zë, dhe se kam me Ilir Metën por me Presidentin, unë skam inate përsonale, kam dhimbje qytetare, ndryshe nuk do isha me penë në dorë por me erashkë ose pushkë përpara fytyrës së pushtetit të të dy kaheve. Presidenti sot më shumë se kurrë, më shumë se cdo ditë tjetër është turpi jonë.

Srebrenica sot hesht, hesht si ai lapidari i disa fëmijëve në Aushvic, ku shkruhet, “ këtu pllakon heshtja, por kur largohesh prej këtej ajo ulëret.