Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e cilësoi ish-kryeministrin Sali Berisha, “argat të Millosheviçit prej 3 dekadash”.

Duke folur në studion e “Open” ai adresoi cilësime të drejtpërdrejta ndaj Berishës. “Berisha është argat i Sllobodan Millosheviçit prej 3 dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë”, theksoi Thaçi.

Sipas tij, Berisha ka qenë gjithmonë që Kosova të jetë në autonomi kulturore nën Serbinë. “Ai ka pasur vullnetin dhe ka treguar angazhim që Kosova të mbetet nën Serbi”, shtoi Thaçi, duke akuzuar se “Sali Ramë Berisha ka furnizuar Millosheviçin me kallashnikovë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë”.