Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In, i bëri thirrje liderit koreanoverior Kim Jong Un që të zhvillojnë samitin e katërt dhe të vazhdojë në linjën e uljes së tensioneve në Gadishullin Korean. Moon tha se është i gatshëm që sërish të takohet me Kim Jong Un për të shpëtuar negociatat mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fundjavën e kaluar lideri koreanoverior Kim Jong Un deklaroi se dialogu me presidentin amerikan Donald Trump do të vazhdojë vetëm nëse SHBA-ja tregon hapa konkrete për zgjidhjen e krizës. Kim Jong Un po ashtu kritikoi autoritetet e Koresë së Jugut për performancën e dobët të ndërmjetësit të negociatave midis Phenianit dhe Uashingtonit.

Liderët e të dy Koreve Moon dhe Kim vitin e kaluar u takuan tre herë.