Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk me anë të një reagim ka dhënë dritën jeshile për sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Tusk gjatë një takimi me presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka thënë se tashmë është duhet të ketë vetëm një vendim dhe ai është ‘hapja e negociatave’.

Më pas ai ka thënë se pyetja për hapjen e negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë nuk është se nëse do të hapen, por kur do të hapen. ” Unë besoj se mund të ketë vetëm një vendim: Të fillojë negociatat në përputhje me rekomandimet e Komisionit si me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Pyetja sot nuk është nëse, por kur.” shkruan Donald Tusk.