NË Konferencën e përbashkët për mediat te kryeministrit Rama me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, ky i fundit i ka dhene nje ‘shuplake’ te forte Metes dhe opozites, per zgjedhjet e 30 qershprit.

Ai tha prere se: “ Dua të theksoj, edhe pse është një cështje e vështirë, rëndësinë që ka uniteti politik në arritjen e qëllimeve të Shqipërisë. Të gjitha partitë politike në vend duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike.

Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit, qytetarët nuk duhet të pengohen të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Nuk mund të bllokosh shprehjen e vullnetit të qytetarëve Shqiptarë, prandaj mendoj, pa ndërhyrë në këtë debat të brendshëm, që zgjedhjet duhet të zhvillohen,përndryshe prespektiva europiane e Shqipërisë do të vonohet./Lexo.al

‐–‐———‐——————–

Nderkohe per reformat e ndermarra dhe per negociatat Junker u shpreh:

 

Reformat që janë ndërmarrë nga Shqipëria.”90% e shqiptarëve e mbështesin reformën për të mirën e qytetarëve dhe të vendit. Reformat nuk bëhen për të përfituar disa institucione, por për njerëzit e Shqipërisë për të jetuar në një shoqëri të ndershme ku shteti ligjor respektohet dhe shteti është i besueshëm. Nuk ka arsye më të fortë se kjo për të vijuar këtë progres impresiv.

 

Për KE-në duke u bazuar në vlerësime objkektive, hqipëria është gati për hapin e radhës. Prandaj i kërkuam KE-së hapjen, por ka disa pengesa për t’u kaluar. Autoritetet shqiptare kanë plotësuar kërkesat. Nëse i kërkojmë një vendi të bëjë këtë apo atë dhe ai i plotëson nuk kemi si i themi ‘JO’. Unë jam në favor për hapjen e negociatave, pasi Shqipëria ka plotësuar kërkesat, por nuk është sekret se disa vende kanë disa shqetësime.

 

E kam siguruar kryeministrin se do të mbrojë cdo vijë dhe deklaratë të raportit tonë. Lufta kundër kanabisit është një shembull. Rëndësia e unitetit politik, të gjitha aprtitë duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit. Jam aq i interesuar që Shqipëria të ketë progres. Njerëzit nuk mund të ndalohen. Këto zgjedhje duhet të mbahen nëse jo do të shtynin perspektivën Europiane të Shqipërisë. Kështu që jam i lumtur që të dëgjoj kryeministrin. Jam në favor për hapjen e negociatave në verë apo fillim të vjeshtës“/Lexo.al