Kryeministri Rama së bashku me presidentin e KE Juncker kanë mbajtur një konferencë të përbashkët pas takimeve që kryeministri pati sot në Bruksel.

Në fjalën përballë mediave Juncker theksoi se Shqipëria ka patur sukses në reformat e ndërmarra sidomos te ajo në drejtësi. Junkcer theksoi se Shqipëria ka luftuar me sukses krimin dhe korrupsionin gjithashtu ka bërë përpara me reformën në administratë. Reformat që janë ndërmarrë nga Shqipëria.”90% e shqiptarëve e mbështesin reformën për të mirën e qytetarëve dhe të vendit. Reformat nuk bëhen për të përfituar disa institucione, por për njerëzit e Shqipërisë për të jetuar në një shoqëri të ndershme ku shteti ligjor respektohet dhe shteti është i besueshëm.

Nuk ka arsye më të fortë se kjo për të vijuar këtë progres impresiv. Për KE-në duke u bazuar në vlerësime objkektive, hqipëria është gati për hapin e radhës. Prandaj i kërkuam KE-së hapjen, por ka disa pengesa për t’u kaluar. Autoritetet shqiptare kanë plotësuar kërkesat. Nëse i kërkojmë një vendi të bëjë këtë apo atë dhe ai i plotëson nuk kemi si i themi ‘JO’. Unë jam në favor për hapjen e negociatave, pasi Shqipëria ka plotësuar kërkesat, por nuk është sekret se disa vende kanë disa shqetësime. E kam siguruar kryeministrin se do të mbrojë cdo vijë dhe deklaratë të raportit tonë. Lufta kundër kanabisit është një shembull. Rëndësia e unitetit politik, të gjitha aprtitë duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit. Jam aq i interesuar që Shqipëria të ketë progres. Njerëzit nuk mund të ndalohen. Këto zgjedhje duhet të mbahen nëse jo do të shtynin perspektivën Europiane të Shqipërisë. Kështu që jam i lumtur që të dëgjoj kryeministrin. Jam në favor për hapjen e negociatave në verë apo fillim të vjeshtës“

3 pikat kyç e të suksesit sipas Juncker janë

1- Reforma ne drejtesi

2-Lufta ndaj krimit dhe korupsionit

3-Reforma ne administrate!

Junker theksoi se BE nuk ka te drejte t’i thote Jo Shqiperise, sepse i ka permbushur pritshmetite dhe detyrat.