Nga Raimonda MOISIU*

 

1-George WASHINGTON-Federalist

 George Washington ishte Presidenti i Parë Amerikan në Historinë presidenciale të Amerikës, në dy mandate nga viti1789-1797-ë, që shënon edhe zanafillën historike të  sistemit presidencial qeverisës në SHBA-ës. Ishte kandidat Federalist.

-George Washington lindi më 22 Shkurt 1732 në Westmoreland County, VA,(Virxhinia).

-Në vitin 1752 trashëgoi Mount Vernon, tokë kodrinore në Potomac.

-Në vitet 1755-1758 ishte Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Virxhinias, dhe ruajti ekuilibrin mes konfliktit francez dhe atij indian.

-Më 6 Janar të vitit 1759 martohet me Martha Dandridge Custis, e cila ishte një grua e ve me dy fëmijë.

-George Washington nga viti 1759-1774 shërbeu në Virginian House of Burgesses.Të dhëna të tjera tregojnë se George Washington shërbeu në Shtëpinë e Burgesses  për 15-ë vite para Revolucionit Amerikan.

“House of Burgesses” e ka origjinën  e saj që në mbledhjen e parë të Asamblesë së Përgjithshme të Virxhinias në Jamestown në korrik 1619-ë, dhe Shtëpia e Burgesses ishte Organi i Parë Legjislativ i zgjedhur në mënyrë demokratike në kolonitë britanike amerikane.

-Në vitin 1774 ishte delegate i parë në Kongresin e parë Kontinental.

-Në vitin 1775-ë zgjidhet përsëri delegat për në Kongresin e dytë Kontinental; emërohet gjithashtu edhe Komandant i Përgjithshëm i Legjionit Kontinental.

Pas një orvatje të dështuar për një vend tjetër,  në dhjetor të1755-ës, ai fitoi zgjedhjet në vitin 1758-ë dhe përfaqësoi Frederick County deri në vitin1761-ë. Dhe po atë vit, ai fitoi një vend në Fairfax County.

-Në vitin 1776, detyroi trupat britanike të largohen nga Bostoni; mbas disa disfatave  në Neë York, në një sulm të befasishëm  të organizuar nga Xhorxh Washingtoni kundër forcave Hessiane në Trenton të Neë Jersey-it, kaloi përmës Delaëare River ( Lumin Delaëare) dhe nëmëngjesin e 26 Dhjetorit ushtri e komanduar prej tij, kapin  1000 robër britanikë.

-Në vitin 1776-ë goditi forcat britanike në Yorktown dhe Lord Cornwallis kapitulloi duke i dhënë fund Luftës Revolucionare,  që shënoi gjithashtu edhe kthesën rrënjësore.

-Në vitin 1787 u zgjodh President i Konventës Konstitucionale.

-Në vitin 1789 zgjidhet në mënyrë unanime President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,- që më historinë amerikane –George  Washington konsiderohet Presidenti i Parë historik i Amerikës.

-Në vitin 1797-ë, tërhiqet mbas dy mandatesh si President dhe së bashku me gruan e tij, Martha Dandridge Custis Ëashington kthehen në rezidencën e tyre private, në Mount Vernon, e ndërtuar  buzë lumit Potomak, Fairfax County, Virxhinia, pranë Aleksandrisë.

-Në vitin 1789 emërohet Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë së Re Amerikane.

-Në 14 Dhjetor 1799-ë, ndahet nga jeta në rezidencën e tij, në Mount Vernon në moshën 69 vjeçare.

Çështjet dhe dokumentet më të rëndësishme historike në nivel kombëtar e lokal, gjatë  Presidencës të George Washingtonit.

 Në vitin 1789-ë nënshkroi Marrëveshjen për Gjyqësorin dhe themeloi  Sistemin Gjyqësor  Federal; U miratuan për herë të parë,  Ligjet për taksat dhe tatimet.

-Në 1791 miratoi Aktin Bankar dhe vendosi  sistemin bankar gjithëkombëtar.

-Në vitin 1792 rizgjidhet në mënyrë unanime President i SHBA-ë, për një mandat të dytë. Akti i nënshkruar për monedhën i dha autoritet qeverisës të drejtën e prodhimit të monedhave.

-Më 22 Prill 1793, Presidenti Washington shpalli asnjanësinë në luftën midis Britanisë dhe Francës.

-Në vitin 1794 ai shtypi Rebelimin Uiski (Whisky Rebellion)- i njohur si një protestë kundër mbledhjes së  taksave në Shtetet e Bashkuara, rebelim që filloi në 1791-ë dhe iu dha fund në 1794 gjatë presidencës së tij, nën komandën e veteranit të Luftës Revolucionare Amerikane, Major James McFarlane.

-Më 19 Nëntor 1795-ë përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe ratifikuan Traktatin e Jay-it, (The Jay Treaty), që  kërkoi  të zgjidhë çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve qëkishin mbetur që nga Pavarësia e Amerikës. Ratifikimi i Traktatit të Jay sipas së cilës Britania garantonte gjithashtu, marrëdhëniet tregtare me SHBA-ës.

Në vitin 1796, George Washington mbajti fjalimin e lamtumirës mbas dy mandateve. Nëpërmjet saj ai u bëri thirrje amerikanëve për të shmangur frymën e tepruar të militantizmit partiak dhe dallimet gjeografike, do të mbështeste sistemin qendror qeverisës të fortë. Në Punët e Jashtme, ai paralajmëroi se ishte kundër aleancave afatgjata me kombet e tjera.

 

2-John ADAMS

 John Adams renditet  Presidenti i Dytë  amerikan në Historinë Presidenciale të Amerikës, me një mandat, 1797-1800. Ishte kandidat Federalist.

-John Adams lindi më 30 Tetor 1735 në Braintree (Quincy) MA, Massachusetts.

-Në vitin1755-ë diplomohet nga Universiteti i Harvard-it.

-Në vitin 1758, John Adams ushtroi praktikat ligjore.

-Më 25 Tetor të vitit 1764 u martua me Abigail Smith, dhe cifti pati pesë fëmijë.

-Në vitin 1765-ë, hartoi një sërë zgjidhje që kundërshtonin fortAktin e Vulës  Britanike (British Stamp Act). Akti i Vulës u miratua nga Parlamenti Britanik më 22 mars 1765. Taksa e re u imponua për të gjithë kolonistët amerikanë dhe u kërkohej atyre të paguanin një taksë për çdo letër apo dokument për të vendosur vulën britanike.

-Në vitin 1775, si një delegat në Kongresin e Dytë Kontinental argumentonte  për pavarësi dhe hodhi idenë e  formacionit të Ushtrisë Kontinentale.

-Në vitin 1776 John Adams udhëhoqi Shtabin  Kontinental të Luftës dhe Artilerisë.John Adams  kontribuoi në hartimin e deklaratës  së Pavarësisë, e miratuar nga mbledhja e Kongresit të Dytë Kontinental në Filadelfia, Pensilvani më 4 korrik 1776-ë, e cila njoftoi gjithashtu,  se 13-ë kolonitë amerikane në atë kohë në luftë, shpallën shkëputjen nga  sundimin britanik, dhe formuan një shtet të ri me 13-ë shtetet, të pavarur dhe sovranë, -Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

-Në vitin 1779-ë, mori pjesë  më së shumti, në hartimin e Kushtetutës së Shtetit të Massachusetts-it.

-Në vitin 1780-ë, John Adams negocoi me Francën dhe Holandën, kontratat me një hua  prej $1,400,000 në interes të SHBA-ës.

-Në vitin 1782 dha ndihmesën e tij, për Traktatin e Paqes me Britaninë –Traktati i Parisit u nënshkrua në 3 Shtator 1783.

-Nga vitet 1785-1788 Adams ishte Ministër Diplomat i Shteteve të Bashkuara në Britani.

-Në vitin 1792 zgjidhet si zv/president i parë i kombit.

-Rizgjidhet zvendës/president.

-Në Vitin 1796 John Adams, si Federalist bëri opozitë të suksesshme me kandidatin demokrat-republikan, Thomas Jefferson, në zgjedhjet presidenciale, dhe zgjidhet President i SHBA-ës në mandatin 1797-1801-ë. Jefferson u zgjodh zëvendës/president.

-Viti 1800 shënon edhe vitin kur Presidenti i Dytë i Amerikës, John Adams dhe bashkëshortja e tij, hynë për herë të parë brenda  Shtëpisë së Bardh së sapo ndërtuar.

– Në vitin 1801 del në pension dhe kthehet në vendlindje Braintree (Quincy) MA.

– Ndahet nga jeta më 4 Korrik 1826 në Braintree.

 Çështjet dhe dokumentet më të rëndësishme historike në nivel kombëtar dhe lokal, gjatë Presidencës të John ADAMS.

 John ishte një jurist, autor, burrë shteti dhe diplomat amerikan. dhe  një nga Etërit Themelues  të pavarësisë amerikane nga Britania e Madhe. Adams ishte një teoricien politik në epokën e Iluminizmit që promovoi republikanizmin dhe një qeveri të fortë qendrore. Idetë e tij krijuese janë botuar shpesh. Ai ishte gjithashtu një mbajtës ditari dhe korrespondent i përkushtuar, veçanërisht me gruan dhe këshilltaren e tij kryesore, Abigail.

-Çështja XYZ ishte një incident diplomatik midis diplomatëve francezë dhe atyre të Shteteve të Bashkuara, që rezultoi në një luftë të kufizuar dhe të padeklaruar, e  njohur edhe si Quasi-War. Uashingtoni dhe negociatorët francezë rivendosën paqen në Konventën e vitit 1800, i njohur edhe si Traktati iMortefontaine.

-Alien & Sedition Acts,ishte një paketë ligjore prej katër ligjeve të miratuara nga Kongresi Amerikan në vitin 1798, mes panikut e frikës së përhapur se lufta me Francën ishte te dera. Të katër ligjet të cilët mbeten të diskutueshme deri më sot-kufizojnë aktivitetet e banorëve të huaj në vend dhe kufizim të lirisë së fjalës e shtypit.

-Në vitin 1800, kryeqyteti i SHBA zhvendoset nga Pensilvania në Uashington D.C. dhe Presidenti i Dytë i Amerikës, John Adams dhe bashkëshortja e tij, hyjnë për herë të parë brenda  Shtëpisë së Bardhë. Në zgjedhjet presidenciale, John Adams dhe Federalistët  humbin kundrejt kandidatëve Demokrat-Republikan-ë, Thomas Jefferson dhe Aron Burr.

3-Thomas Jefferson

Thomas Jefferson rënditet Presidenti i Tretë i SHBA-ës, në dy mandate; 1801-1809. Ishte kandidat Demokrat-Republikan.

-Thomas Jefferson lindi më 13 Prill 1743 në Shadëell, VA, (Virxhinia).

-Në vitin 1862 diplomohet në Univerisitetin William & Mary.

-Në vitin 1767 pranohet në Dhomën e Avokatisë, ku edhe filloi praktikat ligjore.

-Në vitin 1769 zgjidhet  në Organin e parë Legjislativ- e njohur ndryshe; Shtëpia e Burgesses  (Virginia House of Burgesses).

– Më 1 Janar 1772 martohet me Martha Wayles Skeleton. Edhe pse ai u martua vetëm një herë, Thomas Jefferson pati  dy familje. E para ishte nga gruaja e tij, Martha Wayles Jefferson; e dyta, pas vdekjes së saj, ishte gjysmë-motra e saj, skllavja, mulate, Sally Hemings, e bija e skulptorit të Jefferson-it. Kështu që Thomas Jefferson pati fëmijë të shumtë  edhe nga gruaja e tij edhe nga “mistress” e tij,  Sarah “Sally” Hamings, ( 1773-1835), e cila  ishte  një skllave e racës së përzierë,  mulate, shumë e re në moshë, dhe në pronësi të presidentit Thomas Jefferson.

Vite pas vdekjes së gruas së tij, Martha Ëayles Skeleton,- Thomas Jefferson ka  qenë babai i të paktën gjashtë nga fëmijët e Sally Hemings. Katërprej tyre jetuan gjatë dhe përmenden në regjistrat e plantacioneve (pronave) të Jefferson-it me emrat e tyre dhe mbiemrin e nënës së tyre; Beverly, Harriet, Madison dhe Eston Hemings. Sipas fakteve,  të dhënave historike dhe disa historianëve që  pohojnë se kur Sally Hemings shoqëroi vajzën e saj, Maria, në Francë, që prej atëhere kanë filluar marrëdhëniet seksuale mes tyre, dhe ai u kthye më pas me të, në Monticello.

Sally Hemings punoi për dy vjet e gjysmë (1787-1789-ë) në Paris, jo vetëm si një shërbëtore shtëpiake, por edhe  shërbëtore seksi, e Jeffersonit në shtëpinë e tij. Sikundër shkruan një historiane amerikane- Sally Hemings nuk ishte “mistresse Jefferson-it, por ajo ishte “pronë seksuale” e tij.

Kjo lidhje jashtëmartesore  u zbulua  dhe u bë e njohur nga shtypi i kohës,  prej grupit anti-Jefferson, gjatëmandatit të tij të parë,  si President. Përkundër punës së editorëve republikanë për ta mbajtur të fshehtë këtë lidhje, sa edhe  mbas vdekjes së Thomas Jefferson u mbajt një heshtje hermetike.Megjithëse ende ka mbetur subjekt i diskutimeve dhe mosmarrëveshjeve për më shumë se dy shekuj.

Ndërsa në Paris, ku Sally Hemings  ishte e lirë, ajo negocioi me Jefferson-in për t’u kthyer në skllavërim në Monticello në këmbim të “privilegjeve të jashtëzakonshme” për veten dhe lirinë e fëmijëve të saj edhe të atyre që do të lindte në të ardhmen. Dekada më vonë, Jefferson liroi nga skllavëria të gjithë fëmijët e Sally Hemings – Beverly dhe Harriet u larguan nga Monticello në fillim të viteve 1820-ë; Madison dhe Eston u liruan me  vullnetin e tij dhe u larguan nga Monticello në 1826-ë. Jefferson nuk i dha lirinë ndonjë pjesëtari tjetër të familjeve të skllavëruara.

Ekziston një “konsensus historik në rritje” midis studiuesve, që fëmijët e Hemings, të cilët jetonin në shtëpinë e Jefferson-it si skllevër u trajnuan si artizanë dhe në zanate të tjera.

Në librin  “Bijat e Jeffersonit: Tre Motra, të bardha dhe të zeza në një Amerikë të re”,  autorja Catherine Kerrison synon të tregojë historitë e të tre grave duke iu referuar shkrimeve historike të kohës, ditarë dhe letra për të na dhënë jetën e tyre; të treja ishin të jashtëzakonshme dhe interesante në cdo detaj.

Dy vajzat nga gruaja e tij, Martha WaylesJefferson ishin të bardha, ndërsa Harriet Hemings ishte mulate, vajza e Sally Hemings, skllaves së Jeffersonit, dhe “bashkëshortes” deri në ndarjen nga jeta të tij.

-Në vitin 1775-ë zgjidhet delegat në Kongresin e Parë Kontinental.

-Në vitin 1776 zgjidhet përsëri delegat në Kongresin e Dytë Kontinental, ku edhe u zgjodh të shkruante Declaration of Independence, (Deklarata e Pavarësisë) – një dokument që deklaroi se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të pavarura nga Mbretëria Britanike. Ky dokument u nënshkrua nga përfaqësuesit e Kongresit të 13 kolonive, përfshirë Thomas Jefferson, Benjamin Franklin dhe John Adams, dhe u ratifikua më 4 korrik 1776.

-Në vitet 1776-1779 ishte anëtar i Virginia House dhe mbështeti propozimet rreth reformës mbi pronën dhe lirinë fetare.

-Në vitet 1779-1781 shërbeu si Guvernator i Shtetit të Virxhinias.

-Në vitet 1783-1784 si përfaqësues i Shtetit të Virxhinias në Kongres ndihmoi në krijimin e sistemit monetar dhe monedhës kombëtare.

-Në vitet 1785-1889 shërbeu si zv/ambasador në Francë.

-Në vitet 1790-1793 u zgjodh Sekretari i Shtetit nën Presidencën e Xhorxh Uashington-it.

-Në vitin 1776 pranon kandidaturën për president nga  Demokrat –Republikan-ët, por u mund  me shumë pak vota nga John Adams dhe si rrjedhim i kësaj, zgjidhet zv/president.

-Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1800, mundi John Adams, por në balotazh me kanditaturën e Aaron Burr. Më 17 Shkurt, 1801- deri në 1809-ë,  merr mandatin e Presidentit të SHBA-ës  -me votat e House of Represantives.

-Në vitin 1809-ë del në pension dhe kthehet në rezidencën e tij, në Monticello, Virxhinia.

-Ndahet nga jeta në 4 Korrik, 1826 – në moshën 83 vjeçare.

Çështjet dhe dokumentet kryesore më të rëndësishme historike në nivel kombëtar dhe lokal gjatë  Presidencës të Thomas Jefferson

Thomas Jefferson konsiderohet  një nga Etërit Themelues të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë. Ai ishte një ithtar i demokracisë, republikanizmit dhe të drejtave të individit që motivuan kolonialistët amerikanë për t’u shkëputur nga Britania e Madhe dhe të formojnë një komb të ri. Ai hartoi dokumente formative dhe mori vendime në nivel kombëtar dhe lokal.

-Në vitin 1803 Gjykata Supreme e vendosur në Marbury anasjelltas Madison, paraqitën ligjin që gjykata të deklarojë jokushtetues  ligjin e aprovuar nga Kongresi, për  t’i dhënë territorin e Luizanës, Francës.

-Në vitin 1804 zgjidhet për një mandat të dytë President. Meriweather Lewis and William Clark filluan eksplorimin drejt veriperëndimit.(Northwest)

-Në vitin 1805 nënshkruhet Traktati i Paqes me Tripoli, duke i dhënë fund luftës katër vjeçare.

-Në vitin 1808 importimi i skllevërve nga Afrika në SHBA-ës, u bë i paligjshëm.

-Në vitin 1809-ë, Akti i Embargos i vitit 1807-ë, që ndalonte eksportet dhe lundrimin e anijeve, dhe  u zëvendësua nga një ligj që ndalonte tregtinë me Britaninë dhe Francën.

 

4-James MADISON

James Madison rënditet Presidenti i Katërt i SHBA-ës, në dy mandate; 1809-1817. Ishte kandidat i zgjedhur nga rradhët e Demokrat-Republikan-ëve.

-James Madison lindi më 16 Mars, 1751 në Port Conëay, VA (Virxhinia).

-Në vitin 1771 u diplomua në Universitetin e New Jersey (sot Universiteti i Princeton-it, -PRINCETON UNIVERSITY).

-Në vitin 1776 u zgjodh anëtar i Këshillit të Asamblesë së Virxhinias, dhe një  nga autorët kryesore  të hartimit të draftit të Kushtetutës së Virxhinias dhe Deklaratës së të drejtave. Gjithashtu po këtë vit u zgjodh edhe në Kongresin Kontinental. Ky Kongres nuk kishte fuqi të mblidhte taksa dhe të hartonte ligje të detyruara për të 13-të shtetet amerikane, që në atë kohë ishin të bashkuar në një konfederatë të lirë.

-Në vitin 1777-ë, zgjidhet Guvernator në Asamblenë e Virxhinias.

-Në vitin 1780 zgjidhet si përfaqësues i Virxhinias në Kongres.

-Në vitin 1783, më së fundi amerikanët e mundën Britaninë. Por dobësitë e sistemit të konfederatës e kishin bërë Madisonin avokat të idesë së një qeverie të fortë federale.

–Në vitin 1784 kthehet në Virxhinia, ku punoi në organin ligjvënës, në Parlament.

-Në vitin 1787-ë, si një  delegat i Konventës Kushtetuese debatoi fort për një sistem qendror federal të fortë dhe sistemin “Checks &Balance”.Si përfaqësues i shtetit të Virginia, James Madisoni ndihmoi në hartimin e një kushtetute, që i jepte më shumë kompetenca qeverisë federale. Madison mbronte idenë e ndarjes së pushtetit ndërmjet qeverisë federale dhe qeverive të shteteve dhe për një balancim të pushtetit brenda qeverisë federale ndërmjet degëve legjislative, ekzekutive dhe juridike. Kjo do të parandalonte atë që ai e quante përqendrim tiranik të gjithë pushtetit qeverisës në të njëjtat duar.Menaxhonte edhe gazetën The Federalist.

-Në vitin 1788, më në fund amerikanët u bindën të miratonin Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.

Në vitet 1789-1797 si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Madisonit i takon merita e hartimit të 10 amendamenteve të para të Kushtetutës. Këto amendamente, të ratifikuara në vitin 1797, janë garancia e lirisë së çdo amerikani dhe të të drejtave të tyre themelore.

Më 15 shtator 1794 martohet me Dolley Payne Todd,

-Në vitin 1798, hartoi Rezolutat e Virxhinias, për sigurinë kombëtare, të drejtat themelore dhe iu kundërvu  Akteve të  Rebelimit, Mos-pajtueshmërisë dhe Kryengritjes.

-Në vitet 1801-1809 ishte Sekretar i Shtetit, nën presidencën e Thomas Jefferson.

-Në vitin 1808 fiton zgjedhjet presidenciale ndaj kandidatit federalist, C. C. Pinckney.

-I zgjedhur dy mandate si president i vendit, James Madisoni i udhëhoqi me sukses Shtetet e Bashkuara në një luftë të dytë me Britaninë dhe në një periudhë begatie.

-Në vitin 1817, mbas dy mandateve, del në pension dhe shkon të jetojë në rezidencën e tij private, në Montpelier, Virxhinia (VA).

-Në vitin 1826 ia doli me sukses ndaj Thomas Jefferson, dhe fitoi si Rektor i Universitetit të Virxhinias.

-Ndahet nga jeta më 28 qershor 1836, në moshën 85 vjeçare.

Çështjet dhe dokumentet kryesore më të rëndësishme historike në nivel kombëtar dhe lokal gjatë Presidencës të James Madison.

 Në vitin 1810, Kongresi ndërpreu tregtinë me Britaninë dhe Francën, të cilët vazhdonin të ishin në luftë.

-Në vitin 1811-ë, tregtia me Britaninë u ndërpre përsëri, mbasi Britania vazhdonte të ruante  bllokadën e Francës, duke sulmuar anijet e SHBA-ës. Forcat indiane në aleancë dhe nën udhëheqjen e Komandant Tecumseh pësuan disfatë në betejën e Tippecanoe, në 7 Nëntor.

Në qershor të vitit 1812, vazhdonin sulmet ndaj anijeve detare, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shpallin luftë Britanisë.

-Në vitin 1812, James Madison zgjidhet për një mandate të dytë presidencial.

-Në vitin 1814, Traktati i Ghent, i dha fund luftës së 1812-ës, dhe u nënshkrua më 24 Dhjetor. Trupat britanike më herët patën djegur Shtëpinë e Bardhë (White House).

-Në vitin 1815, filloi organizimi në masë të gjerë që përfshinte riorganizimin e sistemit bankar, -Bankës Kombëtare- dhe  zhvillimin e qendrave urbane e rurale, sistemimit të rrugëve dhe kanalizimeve.

 *Referuar “The New Lexicon Webster’s Encyclopedic Dictionary of the English Language.