Prej disa vitesh, modelja e njohur Adrola Dushi i ka dhënë fund martesës së saj me ish-partnerin Adis Patushi, me të cilin ka edhe një djalë të quajtur Troi. Adrola po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po ndjek karrierën si modele dhe herë pas herë kthehet në Shqipëri që të takojë të afërmit e saj.

Pavarësisht se janë të ndarë, Adrola është parë shpesh në shoqërinë e ish-partnerit, me të cilin duket se ka ruajtur marrëdhënie mjaft të mira. Madje, Adrola ka treguar më herët në intervista se kur bëhet fjalë për djalin e tyre, ajo dhe Adisi do të bëhen gjithmonë bashkë, pavarësisht gjithçkaje. Marrëdhëniet mes çiftit duken të jenë aq të mira, saqë komentet e Adisit për ish-partneren do t’ju habisin të gjithëve.

Në njërën prej fotove të publikuara në profilin e saj në Instagram, Adisi i tregon modeles nëpërmjet emoji-ve se është perfekte dhe numër 1-shi. “Mami Toit”-ja ka kthyer Adrola duke qeshur, ndërsa Adisi ka vazhduar ta quajë 1-sh ish-partneren e tij.