Pesë persona kanë mbetur të bllokuar sot prej të paktën 3 orë në shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit.

Në një telefonatë për “BalkanWeb”një nga personat e mbetur të bllokuar u shpreh se ai së bashku me miqtë e tij shkuar të kryenin ngjitje, po njëri nga ata ka ndrydhur kaviljen.

Urgjenca mjekësore dhe policia ndodhen në vendngjarje. Personi që ndrydhi kaviljen është 42 vjeçari, Gazmend Bugalli.