Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka marrë masa për parandalimin e aksidenteve rrugore duke monitoruar çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia e Tiranës shprehet se “format e kontrollit me patrullim dhe monitorim që po aplikohen së fundmi, nga Policia Rrugore, kanë si qëllim kryesor parandalimin e aksidenteve rrugore, shmangien e ndalimeve dhe verifikimeve pa shkelje të dukshme, apo pa objekt konkret verifikimi, si dhe sensibilizimin e përdoruesve të rrugës, me rëndësinë që ka sjellja e tyre konform normave të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar, në të gjitha rrugët dhe kategoritë e saj, me apo pa prezencën e policisë”.

Po ashtu Policia bën të ditur se për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, do monitoroje dhe ndëshkohen njësoj në të gjitha rrugët dhe zonat ku evidentohen dhe dokumentohen këto shkelje.