“Qytetari dixhital” është një prej personazheve që do ta kishte zili çdo shkrimtar shqiptar për shkallën e përsosmërisë ku autori ka kalitur ekzistencën e tij për të nxjerrë çdo mesazh që i vjen në llogarinë e Facebook.

Së fundmi, Berisha denoncoi se një arë me kanabis në Krujë, por fotografitë e përdorura prekj tij rezultonin të vjetra. U desh deklarata e Policisë së Shtetit për të dëshmuar se prononcimi i Berishës ishte jashtë çdo lloj fakti duke servirur gjendjen e së shkuarës.

“Në lidhje me statusin e publikuar sot në rrjetet sociale nga deputeti Berisha, ku pretendohet se në zonën e malësinë e Krujës janë konstatuar 2.000 rrënjë kanabis, sqarojmë se fotot i përkasin një periudhe të mëhershme pavarësisht se janë përdorur si aktuale:

Në datë 9 korrik 2018, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike janë organizuar shërbimet dhe kanë ushtruar kontroll në fshatrat Mafsheq, Barkanesh, Njësia Administrative Cudhi dhe fshatin Kurcaj, Njësia Administrative Nikel ku në total janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 643 bimë Cannabis Sativa.

Informacioni i mësipërm është bërë publik, në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit:

https://www.asp.gov.al/index.php/17-shqip/lajmet-e-fundit/14012-informacion-mbi-ngjarjet-arrestimet-ndalimet-dhe-procedimet-ne-24-oret-e-fundit-10-korrik-2018