Menjëherë me marrjen e detyrës, ministri Lleshi ka filluar punën.
Burime nga policia bëjne me dije se forcat speciale janë duke kryer aksione të befasishme në disa pika të rëndësishme të Elbasanit.
Detyrë e tyre është verifikimi i personave me precedent kriminalë si dhe kontrolli i banesave për individët të cilët mund t’i kenë shpëtuar policisë më herët.
Mësohet se ky aksion ka sjellë shoqërimin e disa personave të cilët dyshohet se kanë konsumuar vepër penale.