Paul Pogba ka vendosur të largohet nga skuadra e Manchester United.

Mesfushori preferon gjatë merkatos së verës rikthimin te Juventus dhe jo transferimin te Real Madridi.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se Zinedine Zidane do të mbetet pa e transferuar francezin, i cili tashmë ka vendosur të largohet nga Manchester United.

Pogba, 26 vjeç, ka vendosur të gjejë një ekip të ri pas një sezoni dëshpërues në “Old Trafford”.

Por, ai preferon rikthimin te kampionët e Italisë para transferimit te skuadra madrilene.