Poul Pogba është i hapur për rikthimin e tij te Juventusi. Ky është lajmi i raportuar sot nga ‘Corriera della Sport’ e cila thotë se ‘zonja e vjetër’ është gati të hidhet në sulm për francezin. Në verën e 2016 Pogba la Torinon pasi United pagoi 105 mln euro, por pas tre sezonesh mesfushori e gjen veten në kushte të pafavorshme dhe duke parë që në Angli ka kundër trajnerin, mediat dhe se fundmi tifozët, në parim është gati për rikthimin në ‘Seria A’.

Gjatë muajve të kaluar Pogba ka udhëtuar shpesh në Torino, teksa ka marrë pjesë në festimin e titullit të Juves këtë sezon, por edhe në lamtumirën e Andrea Barzaglit. Ndërkohë operacioni konsiderohet tepër i vështirë pasi në mes është shuma stratosferike që duhet paguar për Pogba-n. Këtu në lojë hyn Sarri, trajneri ende i pazyrtarizuar. Ai nuk ka në plane Canselo-n, Cuadrado-n, Dauglas Costa-n dhe Perin, futbollistë të cilët sipas gjasave do të sakrifikohen për rikthimin e kampionit të botës.