Kapiteni mund të rikuperohet dhe të rikthehet në fushë dhe të luajë edhe njëherë këtë sezon nëse Tottenhami kualifikohet n’finale të Champions League. Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, duhet të mundohet t’ia dalë për pjesën e mbetur të sezonit pa sulmuesin dhe lojtarin kryesor të skuadrës, Harry Kane. Sulmuesi u lëndua në Champions League ditë më parë kundër Manchester City dhe tani trajneri argjentinas i “Spurs” ka njoftuar se kapiteni mund të rikuperohet dhe të rikthehet në fushë dhe të luajë edhe njëherë këtë sezon, vetëm nëse skuadra e Tottenham do të arrijë në finalen e Champions League.

Tottenham ka një rezultat të favorshëm nga ndeshja e parë, pasi e mundi 1-0 Manchester Cityn. “Kane po vuan një dëmtim të ngjashëm me atë të pësuar në ndeshjen kundër Manchester United. Në atë rast ai pati nevojë për 5 javë për tu rikthyer, kështu këtë herë them se mund të rikthehet me kohë për finalen e Champions League”, deklaroi Pochettino, i cili beson se skuadra e tij mund të bëjë gjëra të mira këtë sezon.