Pas Rumanisë dhe Gjermanisë, Franca është goditur nga moti i keq.Një breshër i përmasave të një topi ping-pongu ka goditur rajonin e Auvergne-Rhone.

Një grua 51 vjeçe ka humbur jetën, siç raportojnë mediat europiane.

Dëmet janë kolosale, teksa zyrtarët e lartë të qeverisë pritet të shpallin gjendjen e emergjencës, shkruan meganews.al

Së paku 12 vetë janë lënduar, kurse mbi 2 mijë shtëpi janë pa energji elektrike.

Një shofer madje ka arritur të filmojë pamjet e frikshme, teksa breshëri i kris xhamat e makinës.